Categories: sport

Pronarët e Newcastle tashmë kërkojnë të blejnë edhe Interin

Të gjithë mediat në itali shkruajnë se fondi i investimeve saudit PIF  është në interesim e sipër për të blerë klubin italian.

Suning ndodhet në një pozicion të vështirë financiar pas falimentimit të kompanisë Evergrande. PIF ishte dhe vjet e interesuar për të blerë klubin zikaltër por marrëveshja nuk u arrit për arsye të disa vlerësimeve mbi vlerën e ekipit. Para pak kohësh PIF bleu ekipin anglez të Newcastle për 356 milion euro. Çdo gjë dukej e qetë dhe se arabët nuk do i ktheheshin përsëri çështjes së Inter-it por ndodhi komplet e kundërta.

Të lidhura

None found

Sipas gazetarit të njohur italian, Marco Barzaghi, PIF dhe Suning kanë rifilluar bisedimet për shitjen e klubit të Inter në drejtim të arabëve. Besohet se Suning ka ndryshuar vendim duke marrë parasysh edhe borxhet që pronarët kanë dhe shitja e Inter-it do të ishte një mundësi e mirë për të dalë nga ky borxh. Suning ka një pjesë të madhe të financave tek kompania Evergrande e cila është në proces falimentimi, dhe kjo gjë do të “groposte” më shumë Suning.

Gazetari i Mediaset, Barzaghi shpjegon se diçka më konkrete mund të ndodhi nesër pasi në Kinë  do të mbahet një takim nga partia që është në pushtet dhe do të marrë vendime rreth kompanisë Evergrand.

Vlera e klubit zikaltër është rritur që pas lajmit se stadiumi i tyre do të rindërtohet dhe do të inaugurohet në vitin 2026. Nga rreth 670 milion euro, Interi tashmë ka vlerën e 1 miliard euro.

Gjithësesi PIF nuk shqetësohet nga kjo shifër, dëshiron vetëm të blejë klubin italian./h.ll/albeu.com

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

15 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

52 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

60 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago