Manchester City ka dy vite që po kërkon transferimin e Lucas Paquetas nga West Ham United, por një gjë e tillë duket se do të dështoj edhe në afatin kalimtar veror.
Citizens ishin shumë pranë për t’i siguruar shërbimet e tij në verën e vitit të kaluar, megjithatë në fund marrëveshja dështoi.
None found
Dështimi i marrëveshjes dështoi pasi për mesfushorin brazilian është hapur një hetim për bastet e paligjshme, hetim që ende nuk është mbyllur.
Manchester City mund të tërhiqet nga gara për Lucas Paquetan nëse vendimi për situatën e tij aktuale nuk zgjidhet në kohë.
Klubi anglez thuhet se ka informuar përfaqësuesit e mesfushorit 26-vjeçar brazilian për pozicionin e tyre, i cili varet kryesisht nga mosmarrëveshja e tij për bastet me Federatën e Futbollit.
Pep Guardiola e sheh brazilianin si lojtarin perfekt për tu përshtatur me stilin e lojës së Cityt dhe dëshiron me çdo kusht transferimin e tij, por krejt varet nëse do të mbyllet hetimi për të.
Nëse dështon transferimi i Paquetas në Etihad Stadium, thuhet se kampioni në fuqi i Anglisë ka një alternativë B.
Ylli i Crystal Palace, Eberechi Eze mund të transferohet te City nëse nuk mbyllet gjithçka sa i përket Paquetas. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…