Categories: sport

Problemet gjatë fluturimit lënë Yakin jashtë konferencës para duelit me Skocinë

Për shkak të shqetësimeve shëndetësore të shkaktuara gjatë udhëtimit, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, nuk mori pjesë në konferencën për shtyp para përballjes me Skocinë në Ligën e Kombeve.

Të lidhura

None found

Mediumi zviceran “Blick” raportoi se Yakin pati vështirësi me ndryshimin e presionit në avion gjatë fluturimit drejt Skocisë, çka i shkaktoi probleme me dëgjimin.

Për këtë arsye, trajneri vendosi të mos dilte para gazetarëve në konferencën tradicionale të pragndeshjes.

“Yakin pati vështirësi me presionin gjatë fluturimit dhe për këtë arsye vendosi të mos merrte pjesë në konferencën për shtyp”, shkroi “Blick”.

Detyrën e tij në konferencë e morën përsipër ndihmëstrajneri Davide Calla dhe mbrojtësi Nico Elvedi, të cilët folën për përgatitjet e ekipit për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve.

Udhëtimi i Zvicrës drejt Skocisë ishte shoqëruar me vështirësi që në nisje.

Një pasaktësi në përllogaritjen e peshës së avionit bëri që skuadra të detyrohej të ndryshonte itinerarin e fluturimit.

Fillimisht, avioni ndaloi në Shkup për të shkarkuar karburant, ndërsa më vonë u ul në Cyrih, ku u furnizua përsëri.

Ndalesat dhe ndryshimi i planit sollën vonesa të mëdha, duke bërë që përfaqësuesja zvicerane të mbërrinte në destinacion rreth tri orë pas orarit të parashikuar.

Një udhëtim që pritej të zhvillohej pa probleme përfundoi në një situatë të pazakontë, ndërsa mungesa e Yakin në konferencë shtoi edhe një të papritur tjetër për ekipin.

Tashmë, Zvicra kërkon t’i lërë pas këto pengesa dhe të përqendrohet te ndeshja me Skocinë, ku marrja e pikëve është me rëndësi për objektivat e saj në Ligën e Kombeve.

të fundit

ID.4 ndryshon emër: Volkswagen përgatit SUV-in elektrik ID. Tiguan

Volkswagen po përgatit një ndryshim të rëndësishëm për SUV-in e saj elektrik ID.4. Me përditësimin e vitit të ardhshëm, modeli…

10 minutes ago

Mucunski: We aim for gradual EU integration alongside reforms for membership with equal rights

Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski thotë se Qeveria është e përqendruar në integrimin gradual paralelisht me…

31 minutes ago

Netanyahu viziton Emiratet, Abu Dhabi konfirmon takimin me presidentin al-Nahyan

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan të dielën një…

31 minutes ago

The 13th rally in Pristina in support of former KLA leaders ends

Në sheshin e kryeqytetit kanë nisur të mblidhen qytetarët për protestën e natës së 13-të, me grumbullimin që ka filluar…

31 minutes ago

Mekuli: Electing Kosovo’s president also requires compromise

Gazetari Gëzim Mekuli u ka bërë thirrje partive parlamentare që të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës,…

32 minutes ago

Not in my name,” Çlirim Haziri calls on MPs: Law on the Special Court must be voted on

Edhe natën e 13 -të në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj…

32 minutes ago