sport

Probleme për Arsenalin, Saka dhe Jesus mungojnë në stërvitje para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Dy yjet e Arsenalit, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli kanë munguar në seancën stërvitore të “Topçinjve” gjatë mëngjesit të së hënës.

Saka ka pësuar një lëndim në këmbë ndërsa Martinelli mungoi për shkak të gripit, para sfidës ndaj ekipit holandez PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve.

Të lidhura

None found

Arsenali do të udhëtojë në Holandë duke e ditur se ata tashmë janë të kualifikuar nga grupi B si lider. PSV gjithashtu ka siguruar kualifikimin për shkak të rekordit më të mirë në ndeshjet e ndërsjella me vendin e tretë Lens.

Mikel Arteta me shumë gjasë do të bëjë rotacione për këtë ndeshje duke e ditur se në vikend e pret një ndeshje e vështirë ndaj Brightonit në shtëpi.

The Evening Standard ka raportuar se Saka përkundër goditjes që ka marrë në këmbë, me shumë mundësi do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës.

Martinelli në anën tjetër me shumë mundësi do të qëndrojë në shtëpi për shkak të gripit. Skuadra e Arsenalit është e limituar për shkak të numrit të lëndimeve dhe Arteta nuk mund të përballojë më ndonjë lëndim tjetër.

Një gjë pozitive është se Emile Smith Rowe ishte rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët e tij. Mesfushori i cili nuk ka luajtur që nga fundi i tetorit, kishte pësuar një lëndim në gju në fitoren ndaj Sheffield United.

Arsenali po vazhdon të vuajë mungesat e Jurrien Timber dhe Thomas Partey. Timber ka mundësi që të rikthehet në muajt në vazhdim përkundër lëndimit të rëndë që pësoi në gju në debutimin e tij në Ligën Premier. /Telegrafi

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

7 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

7 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

7 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

7 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

7 hours ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

7 hours ago