Duket se Barcelona po nxiton për ta mbyllur sa më shpejt transferimin e mundshëm të Georginio Wijnaldum. Agjentët e futbollistët kanë qenë paraditen e djeshme në zyrat e “Camp Nout”. Kjo është hera e dytë në tri ditë që palët janë takuar në institucionin katalanas.
None found
Kamerat e “Gol” kanë fiksuar në mesditë agjentët, të cilët po linin stadiumin. Mësohet se palët kanë rënë dakord për ta mbyllur marrëveshjen përpara fillimit të kampionatit Europian dhe pastaj lojtari të përfshihet maksimalisht në aventurën me kombëtaren. Ideja e klubit është të firmosë deri në vitin 2024.
Nga ana tjetër, Barcelona kërkon që t’i bëjë konkrete dhe zyrtare të gjitha gjërat e mundshme. Prej disa muajsh bisedimet me mesfushorin janë intensifikuar. Aventura e tij ka përfunduar me skuadrën e Liverpoolit sepse është lojtar pa kontratë. Kjo javë mund të jetë vendimtare për zyrtarizimin e tij.
Georginio Wijnaldum ishte një kërkesë e trajnerit Kuman, por pavarësisht faktit nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet, futbollisti pëlqehet edhe nga drejtuesit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me trajnerin, pasi klubi ka kërkuar 15 ditë kohë për të zgjedhur pasardhësin e tij.
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…