Adrien Rabiot me shumë gjasa do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.
Mesfushori francez në do të jetë lojtar i lirë në fund të qershorit, pasi i përfundon kontrata me “Zonjën e Vjetër” në fund të këtij sezoni.
Për shërbimet e tij ka oferta të shumta, me francezin që do të provojë një eksperiencë të re në karrierën e tij.
Sipas “Calciomrcato” bëhet me dije se “Zonjë e Vjetër” do të tentojë edhe një herë të bindë lojtarin për të rinovuar kontratën dhe më pas në të ardhmen për ta shitur dhe për të fituar të ardhura, por diçka e tillë duket shumë e vështirë.
Gjithsesi Arsenal, Manchester United dhe Neëcastle janë gati të përfitojnë nga kjo situatë dhe të bindin Rabiot të kalojë në Premier League.
Për të nuk mbetet pas as Bayern Munich dhe Galatasaray, me lojtarin që kërkon të jetë protagonist në sezonin e ri dhe padiskutim që kërkon një fanelë titullari në cilëndo skuadër të shkojë.
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë merkatoja e verës për të dhe cila do të jetë skuadra e radhës për mesfushorin.
Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 35-vjeçare në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e…
Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…
Kryeministri i vendit Edi Rama, siç e ka bërë tashmë traditë duke publikuar çdo mëngjes, ecurinë e investimeve, ditën e…
Kur flet një legjendë si ai, të gjithë kanë kuriozitet ta dëgjojnë, edhe tani që është tërhequr nga trajnimi.Sir Aleks…
SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale, për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.…