Categories: sport

Prishtina miraton lokacionet për “Prishtina 2030”, 71 për qind e aktiviteteve do të zhvillohen në kryeqytet

Kuvendi i Kryeqytetit ka aprovuar të premten lokacionet e projekteve strategjike që do të shërbejnë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Të lidhura

None found

Sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, masterplani i miratuar parasheh që 71 për qind e aktiviteteve të Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 të mbahen në kryeqytet.

Lista e investimeve të planifikuara përfshin Fshatin Olimpik, Qendrën Multisportive, Vertical Gym, Unazën e Qytetit, sistemin e parkingjeve nëntokësore dhe Parkun Botanik. Në plan janë përfshirë edhe projektet që pritet të zhvillohen në zonën e Gollakut.

Rama ka vlerësuar se këto ndërhyrje përfaqësojnë një proces të transformimit afatgjatë të Prishtinës. Ai ka nënvizuar se objektet dhe infrastruktura e ndërtuar për Lojërat Mesdhetare do të përdoren edhe pas përfundimit të këtij eventi.

“Çdo ditë ka rëndësi”, ka shkruar Rama në Facebook, duke kujtuar se kryeqytetit i kanë mbetur më pak se katër vjet për t’u përgatitur për Lojërat Mesdhetare.

“Në 2030 organizojmë Lojërat. Për dekada pas tyre, Prishtina jeton me atë që ndërtojmë sot”, ka deklaruar Rama./

të fundit

Zjarr në një pallat në Milano, humb jetën një 84-vjeçare dhe plagosen pesë persona

Një grua 84-vjeçare me aftësi të kufizuara ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu apartamentin ku jetonte,…

3 seconds ago

Gashi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Institucionet kanë përgjegjësi

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vitomiricë ku u vra Arlinda Zekaj.…

27 seconds ago

Pejanët ndezin qirinj për Arlinda Zekajn pas vrasjes së saj

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik…

50 seconds ago

Hoxha me ambasadorët e BE-së: Dialogu, shteti i së drejtës dhe liritë demokratike udhëheqin integrimin e Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian…

1 minute ago

Agim Ademi për rikthimin e Eliot Bujupit: Ditët më të mira të karrierës së tij ende nuk kanë ardhur

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka përshëndetur rikthimin në fushën e blertë të talentit kosovar…

11 minutes ago

Pesë duelet më të ngushta për fitimin e “Topit të Artë

Gara për Topin e Artë shpesh vendoset nga detaje të vogla. Gjatë historisë së këtij çmimi prestigjioz, disa fitues kanë…

12 minutes ago