Categories: sport

Prezantohet Shkëmbi: Dinamo me objektiva madhorë

Dinamo ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri të ekipit, Bledi Shkëmbi. Tekniku korçar në konferencë për shtyp, ka theksuar se Dinamo do të ketë objektiva madhorë në shtyp, ndërsa shton se përparësia e dinamovitëve janë lojtarët shqiptarë.

“Falënderoj presidentin Bardhi pasi ishte ai kryesori duke mos harruar bashkëpunëtorët e tij që më dhanë mundësi të jem trajneri i Dinamos. Për një trajner të ri si mua është e pamundur t’i thuash jo një skuadre të tillë. Shpresoj të kem fatin që ta kthej këtë skuadër në ato nivele që ka qenë më parë duke fituar tituj dhe duke arritur në Europë. Presidenca ka objektiv që të fitojmë, por në këto momente do të shikojmë se çfarë lojtarësh do të afrojmë, por objektivat do të jenë madhorë.

Të lidhura

None found

Është e vështirë të rifillosh nga 0 për të luftuar për vendet e sipërme të klasifikimit, por gjëja e mirë është se emri i Dinamos ka një impakt te lojtarët dhe shumë prej tyre janë gati të bashkohen me ne. Kemi disa emra dhe disa prej tyre kanë firmosur edhe pse nuk janë prezantuar. Jemi në bisedime edhe me disa prej tyre. Shumë emra që dalin në media nuk janë të vërtetë pasi ne kontaktojmë vetëm me ata lojtarë që janë pa kontratë pasi duam të jemi korrekt me klubet e tjera.

Presidenca ka krijuar një buxhet dhe na është komunikuar. Ne punojmë së bashku duke vendosur emrat dhe kushtet financiare që kemi në dispozicion. Nuk kërkojmë lojtarë të mbivlerësuar, por lojtarët më të mirë që ne mendojmë se meritojnë ato kushte financiare. Po mundohemi të krijojmë një bosht me lojtarë të kampionatit shqiptar e më pas do të shikojmë. Që në momentin e parë presidenti ka dashur që të zgjedhë kompleksin, hotelin ku do të qëndrojnë lojtarët e kjo për mua e lojtarët është një gjë shumë pozitive.  Ne si staf mendojmë se lojtarët shqiptarë janë më të rëndësishme. Nuk duhet të largohemi shumë nga Ballkani për të gjetur lojtarë e mendoj se lojtarët nga Maqedonia, Kroacia e Serbia janë lojtarët që na përshtaten më shumë”, u shpreh Shkëmbi.

të fundit

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

4 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

7 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

12 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

16 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

17 minutes ago

Përparim Rama nderon Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Emri i tij është pjesë e themeleve të Kosovës së lirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një…

20 minutes ago