“L’Equipe” lëshon bombën. Neymar është i padëshiruar nga Kylian Mbappe te skuadra e PSG-së. Të paktën, kështu raportohet në mëngjesin e sotëm nga prestigjiozja franceze.
Edhe pse ditën e djeshme në një deklaratë për “Oh My Goal”, sulmuesi brazilian kishte deklaruar se nuk do të largohet nga Parisi, pasi do të vazhdojë të djersisë për fanellën e PSG, ditën e sotme një tjetër “skanarë” ka dalë në skenë.
Rinovimi i Mbappe me PSG., ku klubi i ka besuar edhe “çelësat” e skuadrës mund të ndryshojë shumë gjëra, pasi tashmë sulmuesi francez është kthyer në një “lider”.
Neymar u transferua në “Parc des Princes” në vitin 2017, teksa u ble nga Barcelona për shifrën e 222 milionë euro, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që PSG ta shesi brazilianin nëse në drejtim të tij vijnë oferta të pranueshme.
Gjithashtu sipas “L’Equipe”, Mbappe dhe Neymar duket se “nuk kanë më shumë të përbashkëta.
Përkundrazi, në mënyrë private, sulmuesi 23-vjeçar do ta tallte atë dhe Luis Campos. Menaxheri i përgjithshëm i skuadrës franceze, shumë pranë Mbappe, e ka identifikuar brazilianin si problem për sezonin e ardhshëm. /h.ll/albeu.com
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…
Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…
Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…
Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht pas deklaratës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, lidhur me një episod të ndodhur në…