Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të Napolit ndaj Barcelonës dhe mendon se ata largohen nga Liga e Kampionëve ‘me kokën lart’, por pranon se presingu i lartë ‘nuk funksionoi’.
Napoli i Rrahmanit është eliminuar nga Barcelona në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve pas humbjes 3-1 në ndeshjen kthyese në ‘Estadi Olimpic de Montjuic’, pas barazimit 1-1 në Itali.
None found
Fermin Lopez, Joao Cancelo dhe Robert Lewandoëski shënuan për vendasit, ndërsa Rrahmani shënoi golin e vetëm për Napolin.
Pas humbjes, kapiteni i Kosovës ka treguar arsyen e eliminimit, por ndihet ‘krenar’ me paraqitjen e ekipit ndaj Barcelonës.
“Largohemi me kokën lart, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, edhe nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre dhe të kishim shënuar golin e barazimit”, ka thënë fillimisht Rrahmani për Sport Mediaset.
“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzoni shanset tuaja kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyroheni të paguani për këtë”.
“Ne u përpoqëm të përdornim një presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë si folës në panelin “The Battle for Democracy in the…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale…
MPB njofton se më 11.10.2026, në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në të gjithë territorin e shtetit,…
Portieri hungarez Peter Gulacsi dhe familja e tij u kërcënuan nga grabitës të armatosur, ndërsa klubi spanjoll vendosi ta lërë…
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër mbledhje. Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për…
Kur ai duket më i lumtur me dikë tjetër, fillojmë të dyshojmë në vlerën tonë, duke harruar se ajo që…