Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të Napolit ndaj Barcelonës dhe mendon se ata largohen nga Liga e Kampionëve ‘me kokën lart’, por pranon se presingu i lartë ‘nuk funksionoi’.
Napoli i Rrahmanit është eliminuar nga Barcelona në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve pas humbjes 3-1 në ndeshjen kthyese në ‘Estadi Olimpic de Montjuic’, pas barazimit 1-1 në Itali.
Fermin Lopez, Joao Cancelo dhe Robert Lewandoëski shënuan për vendasit, ndërsa Rrahmani shënoi golin e vetëm për Napolin.
Pas humbjes, kapiteni i Kosovës ka treguar arsyen e eliminimit, por ndihet ‘krenar’ me paraqitjen e ekipit ndaj Barcelonës.
“Largohemi me kokën lart, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, edhe nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre dhe të kishim shënuar golin e barazimit”, ka thënë fillimisht Rrahmani për Sport Mediaset.
“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzoni shanset tuaja kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyroheni të paguani për këtë”.
“Ne u përpoqëm të përdornim një presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për të komunikuar më…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët…
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të…
Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi…
Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…
Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…