Teuta do të presë Kukësin në ‘Niko Dovana” për të luajtur mes tyre sfidën e javës ë 24-të të Superiores. Një duel direkt për mbijetesë mes të dyja skuadrave, të cilët fatkeqësisht ndajnë vendet e fundit në klasifikim.
Durrsakët do të synojnë që në shtëpi të marrin vetëm fitoren, ndërsa Edi Martini prej ditësh ka vazhduar stërvitjen intensive për duelin me verilindorët. Trajneri shkodran në sfidën e së premtes nuk do të mund të llogaritë shërbimet e dy titullarëve.
Në mbrojtje dhe në sulm do të ketë mungesa të rëndësishme. Artan Jazxhi dhe Klejdi Daci do të mungojnë të dy, për shkak kartonësh. Ndërkohë jo vetëm kaq, pasi 3 lojtarë të tjerë janë në dyshim. Lloci, Beqja dhe Fili nuk dihet ende nëse do të mund të jenë të gatshëm dhe kjo bën me “dhimbje koke” Martinin, i cili duhet të mendojë edhe për planin B. /newsport.al/
Partia Demokratike do të zhvillojë të shtunën e 24 janarit protestën e radhës kombëtare. Bëhet me dije se tubimi do…
Kristjan Asllani po shqyrton variantet që ka për vazhdimin e karrierës së tij, teksa etapa te Torino tashmë duket e…
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur ditën e sotme shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Ky vendim…
Një rast i dhunës në familje është shënuar në Këlcyrë. Tre persona janë proceduar penalisht, pasi kanë marrë me dhunë…
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, një bisedë e drejtpërdrejtë mes Labinot Rexhës dhe Limit ka tërhequr vëmendje,…
Këtë të mërkurë, gjatë një interviste në “News 24”, ish-kryepolici Shemsi Prençi, foli për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali…