sport

Presidenti i UEFA-s Čeferin mbërrin në Tiranë, pritet nga kreu i FSHF-së

Pasditen e kësaj të mërkure, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili u prit nga presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

“Sot pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë.

Mirë se erdhe në Tiranë, z. Čeferin!”,- shkruan presidenti Duka në statusin e shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 14:00 deri në 17:00. Përpara kësaj mbledhjeje, presidenti Čeferin, presidenti Duka dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, së bashku me përfaqësues të federatave europiane, do të marrin pjesë në festivalin e futbollit për fëmijë që do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

të fundit

Ngjarje e rëndë në Durrës, mbytet 16-vjeçari në plazh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një adoleshent 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen…

11 minutes ago

Mblidhet Këshilli i Ministrave, ja vendimet që u morën

Agjencia për Media dhe Informim njofton se Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, miratoi një sërë aktesh dhe vendimesh…

20 minutes ago

Spanja do të tërhiqet nga Eurovision 2026, nëse nuk përjashtohet Izraeli

Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, tha se vendi do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk…

39 minutes ago

Larry Ellison kalon Elon Musk, bëhet njeriu më i pasur në botë

Larry Ellison ka kaluar Elon Musk si personi më i pasur në botë, pasuria e tij u rrit ndjeshëm pasi…

40 minutes ago

U kap duke i filmuar vajzat e presidentes së Kosovës, arrestohet kameramani

Një kameraman në Kosovë është arrestuar, pasi ishte duke filmuar në një shkollë në Prishtinë, ku studiojnë edhe vajzat e…

49 minutes ago

Bora Zemani merr ne dore kete emision per sezonin e ri, konfirmohet nga Top Channel

Prej disa javësh kanë qarkulluar thashetheme për të ardhmen televizive të Bora Zemanit dhe emisionin që do të drejtonte këtë…

1 hour ago