sport

Presidenti i La Ligas e konfirmon, Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit

Për presidentin e La Ligas, Javier Tebas, kalimi i Kylian Mbappes te Real Madridi është pothuajse i sigurt.

Spanjolli ka thënë për “L’Equipe” se ai beson se ka 99% mundësi që francezi t’i bashkohet gjigantit nga Spanja këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Të lidhura

None found

Lexo Edhe:
Mbappe i dha fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij në Paris Saint-Germain, duke informuar presidentin Nasser Al-Khelaifi – dhe shokët e tij të skuadrës – se ai do të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës së tij, në fund të sezonit.

“Duke ditur që ai po largohet nga PSG, ka 99% mundësi që Mbappe të nënshkruajë me Real Madridin, por nuk e di nëse është nënshkruar tashmë. Është një lajm i madh për Real Madridin dhe futbollin spanjoll. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Sipas mendimit tim, Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Mbappe janë tre lojtarët më të mirë në planet dhe dy prej tyre janë në Real Madrid”, tha Tebas.

Tebas shtoi se ardhjen e Mbappes e sheh si një shenjë pozitive për La Ligan.

“Transferimet e lojtarëve të mëdhenj janë përshpejtues, por nuk janë të domosdoshëm. Sigurisht që është të kesh emra të mëdhenj, të kesh trajnerë si Pep Guardiola dhe Jose Mourinho është gjithashtu e dobishme. Por, lojtarë si Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Lionel Messi janë larguar dhe La Liga ka bërë ende mirë. Mbappe, megjithatë, do të na ndihmojë, në vitet e ardhshme, për të konsoliduar atë që kemi bërë tashmë”, deklaroi i pari i La Ligas, Javier Tebas.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

36 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

51 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago