sport

Presidenti i Francës, Macron: E këshillova Mbappe të qëndrojë te PSG

Emmanuel Macron konfirmoi se ai kishte telefonuar Kylian Mbappe para se sulmuesi i PSG-së të njoftonte refuzimin e tij për t’u transferuar te Real Madrid dhe e kishte këshilluar atë të qëndronte në Francë.

Në intervistën e gjatë të publikuar sot nga gazetat kryesore rajonale dhe nga “Le Parisien”, Macron konfirmon atë që tha Mbappe në konferencën për shtyp në të cilën zyrtarizoi rinovimin me PSG. Lojtari tha se kishte marrë këshilla nga presidenti francez i cili shpresonte se ai do të qëndronte te PSG.

Macron, një tifoz i Marseille, konfirmoi versionin e Mbappe.

“Ju siguroj, nuk ndërhyj në asnjë transferim, jam si çdo qytetar i zakonshëm kur bëhet fjalë për sportin.

Unë e dua futbollin dhe dihet që jam një tifoz i Marseille. Por Mbappen e telefonova dhe e këshillova të qëndronte në Francë. Unë dua që lojtar të mëdhenj të qëndrojnë në vendin tim”, u shpreh Macron, presidenti i Francës./ h.ll/albeu.com

të fundit

Rëndohen pozitat e Belinda Ballukut, zbardhen argumentet e SPAK drejtuar Kuvendit: Po hetohet dhe për një koncension/ Rrezikon të prishë provat

Janë zbardhur argumentet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, në të cilat kërkohet heqja e imunitetit dhe…

14 minutes ago

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe tentoi të arratisej për në Greqi, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar banues në Maliq. Ndaj tij Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,…

47 minutes ago

Nesër merret vendimi për imunitetin e Ballukut, prokurori i SPAK kërkesë Kuvendit: Seanca të jetë me dyer të mbyllura!

Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër në orën 10:30 në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit…

1 hour ago

U tha se SPAK i sekuestroi telefonin kryepolicit Proda, reagon Policia e Shtetit

Mesditën e kësaj të enjteje qarkulloi lajmi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK kanë sekuestruar…

1 hour ago

Heqja e masave nga BE-ja, ekspertët: Të jetë leksion i rëndësishëm për Kosovën

Menjëherë pas zhbllokimit të 34.6 milionë eurove të pezulluara, Bashkimi Evropian njoftoi se “në fillim të vitit të ardhshëm” do…

2 hours ago

Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të folur për jetën e saj…

2 hours ago