– Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Presidentin Duka me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit për një tjetër mandat 4-vjeçar.
Në telegramin e tij të urimit, Presidenti Infantino i shpreh urimet më të sinqerta Presidentit Duka si edhe anëtarëve të zgjedhur të Komitetit Ekzekutiv të FSHF për përkushtimin në zhvillimin e futbollit dhe promovimit të vlerave të tij në Shqipëri.
Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:
I nderuar President,
Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Do t’ju isha mirënjohës nëse do të përcillnit gjithashtu urimet e mia për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur sot, ndërkohë që shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar për të gjitha përpjekjet, punën dhe kontributin tuaj të rëndësishëm në zhvillimin e sportit tonë dhe promovimin e vlerave të tij në Shqipëri.
Duke ju dërguar juve dhe ekipit tuaj urimet më të mira për këtë mandat të ri dhe shumë suksese për të gjitha sfidat që ju presin, pres me kënaqësi, i nderuar President, të vazhdojmë të punojmë së bashku për rritjen dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri në vitet që vijnë.
I juaji në futboll,
Gianni Infantino
Këngëtari Labinot Rexha duket se nuk po gjen qetësi as pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pasi…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një Gjykate Speciale për të hetuar dhe gjykuar vrasjen e civilëve…
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka uruar Kosovën për nder të përvjetorit të pavarësisë. Në letrën dërguar presidentes Vjosa…
Marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, i nisur në orën 14:00, është mbyllur pasi janë mbajtur disa…
Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit të publikuara në Instagram, ku shfaqet me një paraqitje…
Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bodo Glimt, Alessandro Bastoni foli për Sky Sport. Përveç ndeshjes së…