Presidenti i Bayernit ka përsëritur se Robert Lewandowski do të mbetet në klub.
–Gjithmonë kemi thënë se kontrata e Lewandowskit është e vlefshme deri më 30 qershor 2023, dhe kontrata është kontratë! Ku po shkojmë kur një lojtar mund të vendosë vetë se kontrata e tij nuk do të thotë më asgjë dhe ne duhet ta paguajmë atë deri në ditën e fundit? Nuk është e drejtë. Nuk duhet të jetë.
Jam pak i habitur që Roberti zgjodhi rrugën e deklaratave publike. Po të isha në vendin e tij, nuk do të sillesha kështu. Ai ka qenë në Bayern për një kohë të gjatë, këtu mori shumë trofe dhe dy herë u bë lojtari më i mirë në botë.
Mendoj se ai e di shumë mirë se çfarë i jep Bayern. Ky klub i trajton shumë mirë lojtarët e tij dhe bën gjithçka për të treguar maksimumin në fushë. Ndaj më duhet të them se mirënjohja nuk është rrugë njëkahëshe.
-A është e mundur që pas gjithë këtyre fjalëve Lewandowski të qëndrojë në Bayern dhe të luajë mirë?
“Nuk shqetësohem për këtë. Roberti është një profesionist i vërtetë, ai dëshiron të luajë futboll.
– Bayerni nuk është i shqetësuar për faktin që Lewandowski do të largohet falas verën e ardhshme?
– Fatmirësisht nuk kemi probleme ekonomike. Ne duam të shohim më të mirët në ekip dhe Roberti është një nga më të mirët. Kështu që jam i bindur se ai do të luajë për ne sezonin e ardhshëm”, tha Herbert Heiner për Bild.
Sulmuesi 33-vjeçar shënoi 46 gola në 50 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat sezonin e kaluar. /albeu.com/
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…
Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…