sport

Presidenti i Barcelonës mund të kërkojë përsëritjen e ndeshjes

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se klubi i tij do të kërkojë një përsëritje të ndeshjes së “El Clasico” nëse ata mund të provojnë se zyrtarët kanë bërë gabim duke mos pranuar për gol një veprim të Lamine Yamal.

Ndeshja midis Real Madridit dhe Barcelonës e zhvilluar të dielën në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti ka fituar me rezultat 3-2, ka prodhuar një moment të diskutueshëm nëso topi i Yamal e kishte kaluar apo jo vijën.

“Nëse klubi kupton, pasi të jetë analizuar dokumentacioni, se ka pasur një gabim në vlerësimin e lojës, siç mendojmë se ka pasur, ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të ndryshuar situatën, pa përjashtuar asnjë veprim ligjor që mund të jetë i nevojshëm”, ka thënë Laporta në një deklaratë të publikuar nga Barcelona.

Presidenti i Barcelonës i është referuar një rasti të ngjashëm që kishte ndodhur në janar, kur një ndeshje në ligën e parë belge ishte riluajtur pas një gabimi të ngjashëm teknik.

“Nëse konfirmohet se ka qenë një gol i ligjshëm, siç besojmë se ka qenë, do të shkojmë më tej dhe do të kërkojmë riluajtjen e ndeshjes, siç ka ndodhur në një tjetër ndeshje evropiane për shkak të një gabimi VAR”, ka thënë Laporta.

Tags: Juan Laporta

të fundit

ZYRTARE/ Ernest Muçi “tradhton” gjigandët e Superligës, transferohet te rivalët e Besiktas

Futbollisti i Kombëtares me tipare ofensive Ernest Muçi ka kalur me formulën e huazimit te Trabzonspor. Ai ka lënë Besiktasin,…

22 minutes ago

Lista befasuese/ VIP-at që nuk lejohen të blejnë më Ferrari e Bugatti

Markat e supermakinave nuk shiten thjesht me para, ato ruajnë me fanatizëm imazhin e tyre ekskluziv dhe shpesh ‘ndëshkojnë’ edhe…

39 minutes ago

Mbi 2 milionë persona kanë të drejtë vote për zgjedhjet e 12 tetorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12…

55 minutes ago

Putin paralajmëron europianët: Çdo ushtar i huaj i angazhuar në Ukrainë do të jetë për ne “shënjestër legjitime”

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se çdo trupë e huaj që vepron si pjesë e një force paqeruajtëse në…

1 hour ago

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

Përgjimet e paligjshme, skandalet, fyerjet dhe gjuha e urrejtjes kanë lënë në plan të dytë debatin për zgjidhjet reale të…

2 hours ago

Kërkojnë zgjedhje të parakohshme, Policia shpërdan me dhunë protestuesit në Novi Sad

Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe mjete tjera për t’i shpërndarë protestuesit kundër Qeverisë në qytetin serb të Novi Sadit…

2 hours ago