sport

Presidenti i AFA-së, Tapia e konfirmon: Do ta nderojmë Messin me një gjë të veçantë

Në botën e futbollit ka shumë simbole të rëndësishme dhe një prej tyre është numri dhjetë, sidomos kur flasim për skuadrën e futbollit të Argjentinës.

Numrin dhjetë në shpinë zakonisht e mbajnë yjet më të mëdhenj të kombëtares dhe liderët në fushë si Diego Armando Maradona apo Lionel Messi.

Disa vite më parë, drejtuesit e Federatës Argjentinase donin të tërhiqnin numrin dhjetë për nder të Diego Maradonës, por dëshira e tyre nuk u plotësua për shkak të rregullave të FIFA-s, pasi numrat 1 deri në 23 duhet të përdoren në garat e mëdha.

Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar dhe në bazë të kësaj, Lionel Messi mund të marrë një njohje jashtëzakonisht të merituar.

Sipas presidentit të Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio ‘Chiqui’ Tapia, kur Messi të përfundojë karrierën e tij ndërkombëtare, 10-të e tij do të pensionohen.

“Kur Messi t’i thotë lamtumirë kombëtares, ne nuk do të lejojmë askënd të mbajë numrin dhjetë pas tij. Ne do ta tërheqim numrin dhjetë për gjithë jetën. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të”, tha presidenti të Federatës.

Messi deri më tani ka luajtur 180 ndeshje për kombëtaren argjentinase dhe shënoi 106 gola, dhe në ekipin kombëtar fitoi Kupën e Amerikës në 2021 dhe Kupën e Botës në vitin 2022, duke e bërë atë futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

të fundit

Korreshi ironizon Akademinë e Diplomacisë: O Ulsi, ty të ka ikur e gjithë PS-ja në…

Ditën e sotme, nuk munguan debatet te Komisioni për Administratën dhe Çështjet Ligjore në Kuvend. Pas fjalës së ministres për…

17 minutes ago

Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë

Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj kanë kurorëzuar sonte (e diel) dashurinë e tyre me martesë. Atyre i është organizuar një…

26 minutes ago

Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së

Faza përfundimtare në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, që ka nisur sot në Hagë, ka marrë vëmendjen edhe të mediave…

30 minutes ago

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës: Busulla ime do të jetë vetëm ligji

Këtë të hënë, Shkëlqim Hajdari, ka marrë detyrën zyrtarisht si Prefekti i ri i Tiranës. Në fjalën e mbajtur ai…

44 minutes ago

U shfaq në fotografi me Taynën, Dafina Zeqiri heq Presidenten Osmani nga lista e ndjekësve

Rrjetet sociale janë rikthyer në një debat të nxehtë pas një veprimi të papritur nga këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.…

54 minutes ago

GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Këtë të hënë, u mbajt në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt. Mësohet se është vendosur…

59 minutes ago