sport

Presidenti Duka: Superiorja, rivalitet i fortë në dy fronte

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një prononcim për mediat ka analizuar fazën finale të kampionatit “Abisnet Superiore, duke vlerësuar garën e fortë që po bëhet si sa i përket pjesëmarrjes në Final 4 ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Kreu i qeverisë së futbollit foli gjithashtu edhe për rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe nevojën e madhe që ka shtimi i terreneve dhe fushave të futbollit, veçanërisht sa i përket terreneve stërvitore.

Të lidhura

None found

“Çdo kampionat në fazën e fundit bëhet vërtetë emocionues, interesant sepse ndahen ato vendimet e kontributit të një viti, kështu që ka vërtetë më shumë garë, më shumë impenjim sidomos nga skuadrat që pretendojnë për më shumë nga ky kampionat.

Nuk mund të parashikoj asgjë, gjëja që është më e parashikueshme nga të gjitha është që pothuajse katër skuadrat që do të marrin pjesë në Final 4 në stadiumin Arena Kombëtare janë të përcaktuara, mbase me ndonjë diskutim mes Partizanit dhe Elbasanit, ndërkohë që thuajse kanë siguruar vendet Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo.

Tashmë fatkeqësisht në fund të kampionatit jo të gjithë janë të gëzuar me rezultatet, por duhet të jemi të gëzuar me lojën dhe kontributin që kanë dhënë gjatë vitit”.

Gjithashtu ai nënvizoi edhe rëndësinë që kanë projektet e reja për rindërtimin e katër stadiumeve të reja dhe implementimin e projektit të FSHF “100 fushat”.

“Investimet janë një nga kolonat kryesore për zhvillimin e futbollit dhe për këtë ne jemi përqendruar shumë që kjo të ndryshojë pozitivisht. Investimet e përbashkëta të bëra për futbollin në Shqipëri janë vërtetë shumë, por duhen akoma më shumë. Projektet që ne kemi dhe po vazhdojmë të implementojmë janë të shumta, sepse vazhdon projekti ‘100 fushat’ sepse sëmundja kryesore e jona është fusha e stërvitjes, dhe jo ajo e lojës.

Në një lloj mënyre infrastruktura e zhvillimit të aktivitetit, sidomos të kampionatit Abissnet Superiore është në nivele të kënaqshme. Janë bërë disa stadiume në Shqipëri, janë në projekt për t’u rindërtuar tre stadiume të reja dhe i është shtuar edhe një projekt i katërt tashmë me stadiumin “Selman Stërmasi”, që besoj do ta çojë në një stad më të lartë e më të pranueshëm nivelin e stadiumeve dhe infrastrukturës sportive për futbollin e luajtur.

Janë projekte që do të vazhdojnë, asnjëherë nuk mund të themi që janë mjaftueshëm, sepse sa më shumë shtohet numri i futbollistëve dhe interesi për futbollin, aq më shumë duhen ambiente më të përshtatshme për të pasur aktivitete me nivel më të mirë organizimi dhe me kushte më të mira për spektatorët. Mbetet sfidë për klubet, por edhe për FSHF-në që këto stadiume të reja të rikonstruktuara të mbushen, po me njerëz kaq të mirë që ta mbështesin futbollin”, tha Duka.

Tags: DukaShqiperi

të fundit

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

8 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

12 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

15 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

15 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

38 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

51 minutes ago