Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të hënë eventin e rëndësishëm të prezantimit të strategjisë “Vision to Victory 2026-2030”.
Një strategji me projekte që pritet të sjellin ndryshime cilësore në futbollin shqiptar në katër vitet e ardhshme e që është bërë në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s pas një pune kërkimore të gjatë.
Të pranishëm në këtë event madhor dhe shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e futbollit shqiptar ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, presidentë dhe përfaqësues të klubeve shqiptare, drejtues të Shoqatave Rajonale të Futbollitt, anëtarë të komunitetit të futbollit, ish-futbollistë të njohur, sponsorë, organizata partnere, media, etj.
Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar bëri një bilanc të strategjisë së kaluar “Futbolli për Kombin”, ku nënvizoi se 95% e objektivave janë realizuar, ose janë në fazë të avancuar zbatimi.
Më tej, Presidenti Duka shpalosi për të pranishmit dhe opinionin publik strategjinë për katër vitet e ardhshme, “Vision to Victory 2026-2030”, duke theksuar se ajo përfaqëson një vizion të qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar në të gjitha nivelet. Strategjia synon rritjen e pjesëmarrjes dhe cilësisë së futbollit, forcimin e strukturave organizative dhe investime të qëndrueshme në infrastrukturë dhe formimin e talenteve të rinj.
“Kjo strategji është ndërtuar për të qenë e matshme, e zbatueshme dhe e lidhur drejtpërdrejt me realitetin e futbollit shqiptar.
Deri në vitin 2030, synojmë që të arrijmë një numër futbollistësh djem të regjistruar 26 mijë nga 24.078 që janë sot, pavarësisht sfidave demografike me të cilat përballet vendi. Kjo rritje do të vijë përmes zgjerimit të programeve në shkolla dhe komunitete, forcimit e rolit të shoqatave rajonale, mbështetjes së drejtpërdrejtë të klubeve për moshat e vogla, krijimit të më shumë aktiviteteve të organizuara për fëmijët dhe të rinjtë, përmirësimit të infrastrukturës, vazhdimit te projekteve “Uniforma Ime” dhe “Topi YT”.
Në aspektin e infrastrukturës, deri në vitin 2030 synojmë të shtojmë 30 deri në 40 fusha të reja futbolli, nga projektet e Federatës, kryesisht në rajonin e Tiranës, ku edhe dendësia e popullsisë është edhe më e madhe, që mund të ndikojë në përmirësimin e raportit popullsi-fusha, e cila fatkeqësisht sot është në nivele të pakënaqshme me 1 fushë futbolli për 18.981 banorë në një kohë që në vendet më të zhvilluara europiane kanë një raport: 1 fushë futbolli për 3.800 banorë.
Por objektivi real dhe nevoja e domosdoshme në rang kombëtar duhet të jetë ndërtimi i 200 fushave të reja futbolli, i cili nuk mund të arrihet nga Federata, por kërkon mbështetjen nga buxhetet e shtetit, – tha Presidentin Duka, i cili u ndal edhe te rëndësia e bashkëpunimit me klubet, institucionet dhe partnerët strategjikë, duke e cilësuar këtë proces si themelin për arritjen e objektivave afatgjata.
Në përfundim, kreu i futbollit shqiptar theksoi se kjo strategji nuk është vetëm një dokument vizioni, por një plan konkret veprimi, që synon ta çojë futbollin shqiptar në një nivel më konkurrues në arenën ndërkombëtare. ““Vision to Victory” është një ftesë e hapur për të gjithë ju. Një ftesë për unitet, për ambicie dhe për besim. Vetëm së bashku mund ta kthejmë vizionin në fitore – jo vetëm në rezultate sportive, por në një futboll që zhvillon njerëzit, komunitetet dhe vendin tonë.
Katër vitet që vijnë do të jenë vendimtare. Me përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëpunim, jam i bindur se do ta çojmë futbollin shqiptar në një nivel të ri,” – përfundoi fjalën e tij Presidenti Armand Duka.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në eventin e lançimit të strategjisë së FSHF 2026-2030 “Vision to Victory” theksoi rëndësinë e partneritetit me Federatën dhe angazhimin e ministrisë për të çliruar potencialet e sportit dhe futbollit në vend. Ai nënvizoi rolin e sportit si gjenerator ekonomik dhe turistik, si dhe mbështetjen për ligjin e sponsorizimit, duke e konsideruar një hap kyç për zhvillimin e sportit në Shqipëri.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni të ndarë mes dëshirës…
Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt. Sërish u diskutua…
Kryetari i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se me vizitën…
Kryeministri Edi Rama u mburr sot se ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, madje duke e…
Alba është e vendosur në dashurinë e saj ndaj Limit. Aq shumë, sa ajo e pranon se vetëm Limi ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin…