Categories: sport

Presidenti Duka: Maran është zgjedhja e duhur, nisja me fitore do t’i japë entuziazëm Kombëtares

Pak minuta para sfidës Shqipëri–Bjellorusi, të vlefshme për Ligën e Kombeve, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për “TV Klan” nga fusha e stadiumit “Air Albania”.

Të lidhura

None found

Duke komentuar situatën e Kombëtares dhe objektivat në këtë kompeticion, Duka u shpreh se trajneri përbën një element thelbësor të ekipit. Sipas tij, FSHF-ja është përpjekur të bëjë zgjedhjen më të mirë me Maran, duke marrë në konsideratë eksperiencën dhe tiparet e tij.

“Mendoj se Maran është zgjedhja e duhur dhe se ai do të japë maksimumin për ekipin Kombëtar. Çdo ndeshje është e vështirë, ashtu si edhe ajo e sotmja. Është shumë e rëndësishme ta nisim me një rezultat pozitiv, pasi kjo mund të na sjellë një lloj euforie”, deklaroi presidenti i FSHF-së.

Duka theksoi se fitorja nuk do të jetë e lehtë, duke sjellë si shembull ndeshjen e Francës kundër Turqisë mbrëmjen e kaluar, ku turqit i vunë në vështirësi francezët. Ai shtoi se përfshirja e lojtarëve të rinj po ndodh në mënyrë natyrale, me mbështetjen e futbollistëve me më shumë përvojë.

“Jemi pak a shumë në një moment transformimi. Çunat e rinj përkrahen nga lojtarët me përvojë. Sa u përket afrimeve, ky proces nuk është i lehtë për ne. Edhe pasaportizimi ka ndikimin e vet. Shpresoj që ligjet të ndryshojnë”, tha Armand Duka.

të fundit

Më shumë se 136 mijë turistë në Maqedoninë e Veriut gjatë shtatorit

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, gjatë muajit shtator në Maqedoni u regjistruan gjithsej 136,305 turistë dhe kaluan…

8 minutes ago

Barcelona planifikon hapësirë për hirin e tifozëve në Camp Nou: “Gjyshi donte të dëgjonte golat edhe në jetën e përtejme

Dashuria për klubin nuk njeh kufij, madje as fundin e jetës. Barcelona ka prezantuar një projekt të pazakontë, përmes të…

10 minutes ago

Vritet ushtari rus në Shën Petersburg, makina e tij shpërthen në qytet

Një ushtar rus mbeti i vrarë si pasojë e shpërthimit të një automjeti në lagjen Pushkinsky të Shën Petersburgut. [...]Read…

10 minutes ago

Presidenti Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH

Këtë të enjte, 12 nëntor 2026, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit, në detyrën e…

15 minutes ago

Materazzi flet sërish për goditjen e Zidane: Vdekja e Jesus De Miguel më bëri të falënderoj Zotin

Ish-mbrojtësi i Italisë, Marco Materazzi, në një intervistë për Gazzetta dello Sport, në ditën e ndeshjes Itali – Francë, ka…

16 minutes ago

BIRN: Përplasja për pagat, pasoja për pavarësinë e gjyqësorit! Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve

Një mosmarrëveshje lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri ka pasoja për pavarësinë e gjyqësorit, thonë ekspertët. Një…

22 minutes ago