Categories: sport

Premtim Haxhimusa, kapiteni i Fortuna Düsseldorf U13 që synon një ditë fanellën e Bayern München

Premtim Haxhimusa po shihet si një prej talenteve më premtuese të futbollit të moshave në Gjermani.

Si kapiten i Fortuna Düsseldorf U13 dhe i lidhur me Adidas, ai po ecën me hapa të sigurt drejt futbollit elitar, i mbështetur te disiplina dhe përkushtimi i madh.

Të lidhura

None found

Ai vjen nga një familje me traditë në futboll, veçanërisht në zonën e Ferizajt. Edhe babai i tij, Bujar Haxhimusa, ka luajtur futboll para se të emigronte në Gjermani.

Në një intervistë për Telegrafin, Premtimi ka treguar për përditshmërinë e tij, arritjet e fundit dhe objektivat e mëdha që ka përpara.

Dita e tij karakterizohet nga ritmi i lartë dhe sakrifica. Nga ora 08:00 deri në 16:00 ai ndjek shkollën, ndërsa më pas i drejtohet stërvitjeve në akademinë e Fortuna Düsseldorf (NLZ), ku ushtrohet katër herë në javë nga ora 17:15 deri në 19:15.

Fundjavat e tij janë të rezervuara për ndeshje dhe turne në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, ku përballet me skuadra të ndryshme dhe me një konkurrencë të fortë.

“Është një rutinë paksa e gjatë, por unë e dua këtë jetë. Futbolli është gjithçka për mua dhe çdo ditë mundohem të jem më i mirë se dje,” thotë Premtimi, duke dëshmuar qartë mentalitetin e tij për sukses.

Për të, mbajtja e shiritit të kapitenit në një akademi si Fortuna Düsseldorf përfaqëson njëkohësisht nder dhe përgjegjësi të madhe. Ai thotë me krenari se këtë rol e konsideron si një shenjë besimi nga trajnerët dhe bashkëlojtarët, gjë që e shtyn të udhëheqë me shembull në fushë.

Ndonëse ende në fillimet e karrierës, ai ka luajtur përballë klubeve të mëdha evropiane në turne të ndryshëm. Veçanërisht përmend përballjet ndaj Juventusit dhe Bayern München, ku ka shënuar dhe ka vendosur ndeshje, ndërsa me respekt kujton edhe sfidat kundër Ajaxit, Anderlechtit, Interit, PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmundit.

“Kur luan kundër këtyre ekipeve, e kupton sa larg mund të shkosh nëse punon fort çdo ditë. Janë ndeshje që të rrisin shumë si lojtar,” shprehet ai.

Së bashku me familjen, Premtimi ndjek ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe e përkrah fort futbollin kosovar. Mes lojtarëve që pëlqen më shumë, ai veçon Fisnik Asllanin.

Në arenën ndërkombëtare, tani kur po zhvillohet edhe Kupa e Botës, ai simpatizon Argjentinën si skuadër, ndërsa si futbollistin që e frymëzon më shumë përmend Felix Nmecha, i cili sipas tij po ka paraqitje brilante deri më tani me Gjermaninë.

Një prej çasteve më të rëndësishme të rrugëtimit të tij deri tani mbetet marrëveshja me Adidas, një ëndërr e familjes që u kthye në realitet.

“Ishte ëndrra e babit tim. Kur e arrita këtë, u ndjeva shumë krenar, sepse e bëra atë të lumtur,” thotë ai me emocion.

Synimi i tij në fund mbetet i qartë: që një ditë të veshë fanellën e Bayern München dhe të ngjitet në majat e futbollit botëror.

të fundit

Kancelari Merz i dërgon mesazh të prerë Uashingtonit: Qëndroni jashtë proceseve tona zgjedhore

Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka bërë thirrje qartësisht administratës së presidentit Donald Trump që të shmangë çdo përfshirje në…

5 minutes ago

Pushohet çështja “Total” ndaj Latasit, prokurori u dorëhoq pas vjetërsimit të akuzave

Lidhur me rastin e formuar nga ish-Prokuroria Speciale Publike dhe të marrë përsipër nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup, e njohur si…

7 minutes ago

Deputeti Erald Kapri: Rama si Enver Hoxha, nuk flet për Kosovën, ministrja serbe e gjen guximin të fyejë shqiptarët tek aleati në Tiranë që hesht

Deputeti i “Mundësia”, Erald Kapri, akuzoi kryeministrin Edi Rama, për faktin se nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me…

7 minutes ago

PD kërkon auditim nga KLSH për 4.3 mln eurot e koncertit të Kanye West, Bozdo: Rama synoi të zbehte protestat dhe të fshihte krimin e korrupsionin

Deputeti i Partisë Demokratike Enno Bozdo, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se PD ka kërkuar nga…

11 minutes ago

Zelensky riorganizon kabinetin, Fedorov largohet nga posti i ministrit të Mbrojtjes pas gjashtë muajsh

Presidenti Volodymyr Zelensky ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në qeverinë ukrainase, mes të cilave përfshihet edhe shkarkimi i Mykhailo Fedorov…

23 minutes ago

Botërori 2026/ Drejt Spanjë-Argjentinë, finalja që nuk është parë ndonjëherë dhe që ka hyrë tashmë në histori

Finalja Spanjë-Argjentinë, është sinteza e një botërori që mund të quhet botërori i herëve të para. Nuk është parë kurrë…

27 minutes ago