Futbolli, e sidomos Kupa e Botës, sjell shpesh rrëfime që prekin fort emocionet, sepse për shumëkënd ai përfaqëson shumë më tepër se një lojë. Një histori e tillë vjen këtë herë nga Kolumbia.
Kolumbia është në prag të ndeshjes së saj të parë në Kupën e Botës, të cilën e zhvillon sonte ndaj Uzbekistanit, ndërsa mbështetësit e saj të njohur për pasionin pritet të udhëtojnë masivisht nga Amerika e Jugut drejt Amerikës së Veriut për të qenë lojtari i 12-të i ekipit të tyre.
None found
Ngjarja që ka marrë vëmendjen e ditës është regjistruar në një aeroport në Kolumbi, ku një djalë kishte shkuar për të përcjellë babanë e tij në udhëtimin për në Kupën e Botës.
Për muaj me radhë, ai kishte qenë i bindur se i ati do të nisej i vetëm drejt Kupës së Botës. Por ai nuk e dinte se dëshira e tij ndoshta më e madhe do të bëhej realitet dhe se edhe ai do të ishte pjesë e atij udhëtimi.
Në momentin kur po e shoqëronte të atin, djali mori lajmin se do të shkonte edhe ai në Kupën e Botës. Reagimi që pasoi ishte krejtësisht i sinqertë dhe thellësisht emocional, një skenë që rrallë shihet diku tjetër përveçse në futboll. Natyrisht, lotët nuk munguan.
Videoja u përhap me shpejtësi në rrjet dhe djali fitoi një kujtim që do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës.//
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…