Eva Buzo sportistja me origjinë shqiptare, me profesion avokate, është rikthyer për të përfunduar sfidën e saj, duke përshkuar me not brigjet nga Italia deri në Vlorë.
Eva ka qëndruar në Vlorë për disa ditë dhe ditën e djeshme, rreth orës 14:00, është nisur për në Itali me gomonen e qendrës së peshkimit në Radhimë, dhe rreth orës 18:00 Eva ka nisur sfidën e lënë në mes vitin e kaluar, për të përshkuar me not nga Lece deri në Vlorë.
None found
Ajo është shoqëruar nga roja bregdetare dhe më pas dy mjetet tip gomone vijojnë ta shoqërojnë për të përfunduar misionin e saj.
Deri në orën 18:00, pra 24 orë udhëtim Eva ka përshkruar rreth 49 mije dhe është afër brigjeve shqiptare.
Sipas shoqëruesve të saj, asaj i duhen edhe 8-9 milje për të mbërritur në brigjet e Vlorës dhe mendohet se do të mbërrijë në bregdetin e Dhërmiut në orët e natës, rreth orës 01:00.
Gjendja e saj është e mirë, madje një mjet lundrues tip gomone i ka dërguar akullore, pasi sipas stafit ajo ka nevojë për këtë gjë, pasi kripa e shumtë në trup i kalcifikon fytin./ TCH
Toyota Motor Europe ka shitur gjithsej 936.042 automjete Toyota dhe Lexus gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke…
nga Lapsi Edi Rama ka dalë hapur dhe e ka shpallur Erion Veliajn puçist, pjesë të komplotit për rrëzimin e…
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit…
Mbi 47.9 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, duke shënuar një rekord të…
Kanadaja dhe Bashkimi Europian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re strategjike, të quajtur “Aleanca për të Ardhmen”, me…
Aeroplani presidencial amerikan, Air Force One, fluturoi dy herë në lartësi të ulët mbi Shtëpinë e Bardhë , në kuadër…