Me shumë gjasa, Reali i Madridit duhet të mendojë për ndonjë alternativë tjetër sa i përket numrit nëntë, i lënë bosh për Kilië Mbapenë, nuk është habi që kjo fanellë e bardhë të mbetet pa pronar. Sepse lajmet që vijnë nga Franca nuk janë optimiste. Paris SGja ka falur kampionin e botës, i cili i është bashkuar ekipit të parë në stërvitje një ditë pas barazimit 0- 0 të PSG-së në javën e parë në Francë kundër Lorientit.
“Pas disa bisedave konstruktive dhe pozitive mes Paris SG-së dhe Mbapesë para ndeshjes kundër Lorientit, lojtari është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë mëngjesin e së dielës”, thuhet në njoftimin e klubit parisien. “Kilië është kthyer i përkushtuar ndaj klubit”, tha presidenti i PSG-së në një bisedë me skuadrën para stërvitjes të dielën, siç raporton “L’Equipe”, që shton se kartat kanë ndryshuar dhe nuk përjashtohet rinovimi i sulmuesit me Parisin, teksa është e qartë se Mbape nuk do të lëvizë nga “Parc des Princes” këtë sezon.
Gazeta spanjolle “Marca” i ka bërë një analizë asaj çfarë ndodhi rreth Mbapesë në orët e fundit dhe që ndryshuan gjithçka. PSG-ja dhe Mbape filluan të ulin tonet që të premten, kur lojtari e kuptoi se presidenti Al-Khelaifi e ka seriozisht: klubi mbi të gjithë! Ai ia bëri të qartë Mbapesë se nuk mund të largohet falas. Futbollisti do të mund të largohet nëse dëshiron vitin e ardhshëm, por me angazhimin për të mos ikur falas, ndaj duhet të rinovojë kontratën. Jo vetëm kaq, por ikja e Mesit dhe Nejmarit, shtuar këtu afrimet e lojtarëve të rinj francezë, mes të cilëve Dembele, kanë bindur Mbapenë, që sheh një projekt të klubit rreth tij.
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha në një intervistë të shtunën se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Evropa po zhvillojnë “luftë…
Këngëtari dhe kompozitori Vlashent Sata ka publikuar prej disa ditësh këngën e tij më të re, të cilën e interpretoi…
Polonia ka mbyllur gjatë natës dy aeroporte për arsye sigurie, pas sulmeve të rënda ajrore ruse në Ukrainë, njoftuan sot…
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë pasdite një parashikim për kushtet e motit gjatë fundjavës. Sipas të dhënave meteorologjike, e…
Një situatë e pazakontë është regjistruar ditën e sotme gjatë transmetimit të Big Brother VIP Albania. Abonentët kanë raportuar se…
Manchester City rikthehet i frikshëm në Premier Ligë, teksa mposhti ditën e sotme Notingham Forestin me rezultatin 1 me 2,…