Ajo që ka ndodhur këto ditë në Madrid ka një zanafillë. Mediet spanjolle bëjnë me dije se gjithçka ka nisur në muajin tetor kur disa futbollistë nuk fshehën më pakënaqësitë që kishin kundrejt Xabi Alonso-s. Në këtë drejtim dy lojtarët, të cilët kanë udhëhequr “revolucionin” ishin Vinicius Junior dhe Valverde.
Të dy nuk ishin dakord me metodat e stërvitjes së trajnerit, i cili sipas tyre ishte shumë i fokusuar pas taktikave. Me kalimin e ditëve grupit kundër Alonso-s iu shtuan edhe Bellingham e Camavinga, të cilët besonin se ndryshimet e bëra nga trajneri nuk kishin impaktin që pritej.
None found
Ndërsa incidenti më i rëndë që ndodhi në ditët e fundit mes Aurélien Tchouaméni dhe Fede Valverde ka krijuar edhe më shumë polemika brenda skuadrës. Sipas medieve spanjolle shumë lojtarë janë zhgënjyer nga sjellja e mesfushorit nga Uruguai pasi ai momentalisht është zëvendëskapiten i ekipit. Sipas një pjese të mirë të lojtarëve të Real-it, Valverde kurrë nuk duhet të ishte kthyer në protagonist të një historie si ajo që kemi parë në ditët e fundit.
Edhe letra e tij e bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale nuk ka lënë një shije të mirë në klub. Në atë letër lojtari rrëfente se gjithçka ishte zgjidhur tashmë, por në anën tjetër akuzonte shokët e ekipit për faktin se kishin bërë publike situata, të cilat duhet të mbaheshin larg publikut. Në këtë drejtim Mundo Deportivo rrëfen në numrin e sotëm (8 maj) se Vinicius junior është lojtari, i cili raporton gjithçka çfarë ndodh në dhomat te Arbeloa. Braziliani është njëri prej futbollistëve, i cili mendohet se “spiunon” gjithçka tek trajneri.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Agjencisë së…
Atmosfera në kampin e tifozëve të Shqipërisë është elektrizuse jo vetëm në stadiumin “Air Albania”, por jashtë impiantit [...]Read More...
Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë…
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në…
Lutfi Dalipi është emri i ri që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Mesfushori ofensiv 20-vjeçar, i cili po kalon…
Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Turqia, në kuadër të xhiros së pestë për…