Categories: sport

Prag ndeshja me Italinë, Martinez flet për gjendjen e De Bruyne dhe Hazard

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur për dyshen Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard.

Martinez duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Italinë në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”, u pyet për gjendjen e Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard të cilët u lënduan në ndeshjen ndaj Portugalisë.

Dyshja nuk është stërvitur që nga ajo ditë, por Martinez mbeti optimist për gjendjen e tyre.

“Siç e dini, Hazard dhe De Bruyne nuk janë stërvitur as sot, por ka edhe 24 orë për të parë gjendjen e tyre”, tha ai.

“Është një garë kundër kohës për të marrë një vendim. Fakti që po hanë tri herë në ditë është mirë”, shtoi ai.

Ai u pyet nëse kjo që po bën është lojë taktike ndaj kundërshtarit.

“Parataktikë? Jo. Qasja jonë është t’i kemi lojtarët në dispozicion, nëse nuk janë të gatshëm për nesër, do të duam ti kemi në dispozicion pastaj”, tha Martinez.

“Është një vendim i stafit mjekësor, do ta marrim bashkë me ta”, përfundoi Roberto Martinez.

të fundit

Horoskopi 17 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në lidhje, mund të shfaqen disa keqkuptime të vogla, ndaj komunikimi…

39 minutes ago

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i drejtuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe…

52 minutes ago

Barazim i çmendur mes Juves dhe Dortmundit, Reali fiton me përmbysje

Sfida e Juventusit në Ligën e Kampionëve filloi me një barazim dramatik që pati shijen e një fitoreje. Në Allianz…

60 minutes ago

‘Ferr’ në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin/ Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme

Gjatë 24 orëve të fundit, trupat nga Divizioni i 98-të kanë filluar operacione tokësore në qytetin qendror të Gazës. Trupat…

1 hour ago

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës diskutuan…

1 hour ago

Ora e artit dhe e luksit! Dhurata e Mozzik për veten në 30-vjetorin e lindjes

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, mbush 30 vjeç më 29 shtator dhe ka zgjedhur ta festojë në mënyrën më luksoze…

2 hours ago