Categories: sport

Prag ndeshja me Turqinë, Mancini: Skuadër me talent, por ne duam të shkojmë në Londër

Roberto Mancini përcjell optimizëm me fjalët e tij para sfidës debutuese me Turqinë, që ngre siparin e Euro 2020. Në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i Italisë nuk e fsheh ambicien për t’i shkuar deri në fundit këtij eventi madhor të futbollit europian.

“Duhet ta respektojmë Turqinë, është një ekip me plot talent. Debutimi është gjithmonë i vështirë, por duhet të mendojmë për të luajtur futboll. Kam qenë i sigurt tre vjet më parë dhe tani jam edhe më i sigurt. Kemi punuar mirë, grupi është i shkëlqyer. Kemi qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe do të dëshironim të vazhdonim kështu dhe, në fund të fundit, nëse mundemi, të shkojmë në Londër. Ne do të flasim përsëri për këtë, por unë jam shumë i sigurt “.

Të lidhura

None found

Sfida me Turqinë do të luhet në “Olimpico”, në prani të 16 mijë tifozëve. Për trajnerin e të kaltërve do të ishte shumë më mirë nëse stadium i Romës do të mbushej në kapacitet të plotë.

“Do të kishte qenë më mirë të kishim shumë më tepër njerëz, duke pasur parasysh situatën që po evoluon. Do të kemi 16 mijë të pranishëm, duke përfshirë shumë tifozë turq. Ndoshta stadiumi i plotë do të na kishte dhënë një shtytje shtesë, megjithatë është kënaqësi të luash para tifozëve. Shpresojmë të luajmë mirë dhe të argëtohemi, duke qenë të qetë. Ky është qëllimi ynë.”

Italia humbi para nisjes së Europianit dy elementë të rëndësishme, për mungesën e të cilëve Mancini shpreh keqardhje.

“Më vjen keq për dëmtimet e Sensit dhe Pellegrinit. Më vjen keq për Lorenzon, sepse ai po bënte shumë mirë. Ata ishin lojtarë të rëndësishëm për ne. E meritonin të luanin në këtë Kampionat Europian. Por këto janë gjëra që ndodhin.”

të fundit

Egnatia triumfon 0-2 në Laç, Nevil Dede: Kundërshtari meriton komplimente, tabloja jonë është pozitive

Nevil Dede Egnatia mposhti në transfertë Laçin, në takimin e vlefshëm të javës së 6-të të Superiores [...]Read More...

6 minutes ago

Financial Times: Rritet alarmi për operacione ruse kundër drejtuesve të industrisë së mbrojtjes në Europë

Kompanitë europiane të industrisë së mbrojtjes po forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pas paralajmërimeve të…

7 minutes ago

PLD: Krizë në drejtësi, 18 gjykata joefikase dhe mbi 134.000 çështje të pazgjidhura

Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ai përballet…

17 minutes ago

Këmbësorja 63-vjeçare plagoset rëndë nga një Mercedes i Spitalit të Gostivarit

Më 10 tetor 2026, në orën 09:45, në Departamentin e Punëve të Brendshme Gostivar është denoncuar një aksident komunikacioni që…

18 minutes ago

Hendersoni kthehet në një zbulim te Chelsea dhe fiton besimin e Xabi Alonsos

Mesfushori veteran anglez u transferua pa shumë bujë gjatë verës, por paraqitjet e tij po e shndërrojnë në një nga…

19 minutes ago

NAME/ Explosion at the “Motor Oil” refinery in Greece two days ago: another Albanian dies

Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi…

24 minutes ago