Roberto Mancini përcjell optimizëm me fjalët e tij para sfidës debutuese me Turqinë, që ngre siparin e Euro 2020. Në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i Italisë nuk e fsheh ambicien për t’i shkuar deri në fundit këtij eventi madhor të futbollit europian.
“Duhet ta respektojmë Turqinë, është një ekip me plot talent. Debutimi është gjithmonë i vështirë, por duhet të mendojmë për të luajtur futboll. Kam qenë i sigurt tre vjet më parë dhe tani jam edhe më i sigurt. Kemi punuar mirë, grupi është i shkëlqyer. Kemi qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe do të dëshironim të vazhdonim kështu dhe, në fund të fundit, nëse mundemi, të shkojmë në Londër. Ne do të flasim përsëri për këtë, por unë jam shumë i sigurt “.
Sfida me Turqinë do të luhet në “Olimpico”, në prani të 16 mijë tifozëve. Për trajnerin e të kaltërve do të ishte shumë më mirë nëse stadium i Romës do të mbushej në kapacitet të plotë.
“Do të kishte qenë më mirë të kishim shumë më tepër njerëz, duke pasur parasysh situatën që po evoluon. Do të kemi 16 mijë të pranishëm, duke përfshirë shumë tifozë turq. Ndoshta stadiumi i plotë do të na kishte dhënë një shtytje shtesë, megjithatë është kënaqësi të luash para tifozëve. Shpresojmë të luajmë mirë dhe të argëtohemi, duke qenë të qetë. Ky është qëllimi ynë.”
Italia humbi para nisjes së Europianit dy elementë të rëndësishme, për mungesën e të cilëve Mancini shpreh keqardhje.
“Më vjen keq për dëmtimet e Sensit dhe Pellegrinit. Më vjen keq për Lorenzon, sepse ai po bënte shumë mirë. Ata ishin lojtarë të rëndësishëm për ne. E meritonin të luanin në këtë Kampionat Europian. Por këto janë gjëra që ndodhin.”
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur ndaj partnerit…
Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, të bërë nga Arben…
Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës,…
Granit Xhaka është gati të kompletojë transferimin e pritur te skuadra e Sunderland në Premier Ligën angleze. Kontrata e tij…
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar së fundmi lidhur me reagimet publike të dy aktorëve të pushuar nga puna…
Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe…