sport

Portugezi që bëri revolucion: Si mund ta pëlqejnë tifozët VAR-in? Gjyqtari e shpjegoi vendimin e tij me altoparlant

Teknologjia VAR tashmë është bërë pjesë e pandashme e futbollit, por ka ende tifozë që janë të pakënaqur me të. Kjo vlen sidomos për ata tifozë që ndodhen në stadium, të cilët nuk e kanë luksin të shohin përsëritjen dhe shpeshherë nuk e dinë pse u anulua goli i ekipit të tyre.

Gjyqtari portugez Fabio Verissimo bëri revolucion në futboll mbrëmë në takimin mes Rio Ave dhe Braga.

Ata barazuan 0:0 në xhiron e 25-të të kampionatit, ndonëse rrjeta e vendasve u trondit në minutën e 64-të të takimit.

Banza shënoi për të kaluar mysafirët në epërsi, por pak më pas festa e lojtarit të Braga u ndërpre kur gjyqtarët nga dhoma e VAR-it e anuluan golin.

Në mënyrë që shikuesit në stadium ta kuptojnë më mirë vendimin, mbrëmjen e djeshme në Portugali është krijuar një precedent dhe arbitri i ndeshjes ka shpjeguar publikisht në detaje me altoparlant arsyen pse u anulua goli.

Gjyqtari Verissimo shpjegoi me detaje se goli u anulua në dhomën e VAR-it për shkak të pozicionit jashtë loje dhe u bë arbitri i parë i futbollit që njoftoi spektatorët për vendimin e tij në këtë mënyrë.

Kjo procedurë kryhet prej vitesh në ligën më të fortë të futbollit amerikan, NFL dhe nëse do të zërë rrënjë në futboll, mbetet për t’u parë.

Mbi të gjitha, kjo lloj transparence vendimesh duhet të përmirësojë futbollin, por edhe të kënaqë spektatorët në stadium, të cilët kanë parë me habi të panumërta deri tani atë që po ndodh në fushë gjatë ndërhyrjes së VAR-it./Telegrafi/

Tags: var

të fundit

Pas vrasjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij flet për herë të parë publikisht: Do të vazhdoj turnetë dhe podkastet

Duke iu drejtuar sulmuesit që qëlloi Kirk të mërkurën në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, Utah, ajo tha:…

24 minutes ago

Kush është gruaja që “fshihet” pas Diellës, ministres së parë virtuale të dekretuar në Shqipëri?

Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4” ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare,…

28 minutes ago

“Vuante nga ishemia dhe diabeti”/ Ndërroi jetë pas 10 ditëve në paraburgim, familjarët e Besnik Koçiut: Të hapen kamerat! U mbajt i izoluar dhe nuk iu dha ndihma e parë

Besnik Koçiu, i dyshuar për plagosje u izolua me vendim të Gjykatës së Tiranës në paraburgimin 313, por pa mbushur…

1 hour ago

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

2 hours ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

2 hours ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

2 hours ago