sport

Portugalia fiton Ligën e Kombeve ndaj Spanjës me penallti

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive.

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon.

Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.

‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar.

Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit.

Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe u desh të luheshn vazhdimet dy herë nga 15 minuta për t’u përcaktuar fituesi.

As në vazhdime nuk pati një fitues, andaj radha erdhi për t’u ekzekutuar penalltitë.

Në penallti më të saktë ishin portugezët të cilët fituan me rezultat 5-3, pasi tek Spanja dështoi të realizojë Alvaro Morata.

të fundit

Alarmante situata në Sarandë/ Flakët i afrohen Syrit të Kaltër, evakuohen me urgjencë turistët

Shqipëria është “mbërthyer” sërish nga zjarret, kjo dhe për shkak të rritjes së frikshme të temperaturave. Situata më problematike paraqitet…

1 minute ago

Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit të Kosovës?

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga…

10 minutes ago

Fikja e sinjalit të News24, Lisandër Hoxha: Përmes Ardi Veliut po ‘vidhet mikrofoni’

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, u shpreh se sulmi ndaj News24 dhe mbyllja e saj me forcë,…

26 minutes ago

Enca Haxhia mahnit ndjekësit me pamje joshëse pranë pishinës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje tejet…

31 minutes ago

Bezos dhe Sanchez kërkojnë 190,000 dollarë nga vëllai i saj, beteja ligjore disavjeçare

Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez, kanë ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë duke kërkuar…

1 hour ago

Njihuni me shenjat që do të kenë një periudhë me shumë fat

Binjakët Nga data 11 gusht, mendimet rrjedhin lirshëm dhe do të shihni se si ato përkthehen në para. Trini Hënë-Venus…

1 hour ago