Categories: sport

Pogba sinjale Juventusit: Është klubi që të mëson profesionin e futbollit

Paul Pogba e ka pranuar se Juventusi është klubi ku ai mësoi më shumë në karrierën e tij.

Pogba u bashkua me Juventusin në një transferim falas nga Unitedu më 2012.

Të lidhura

None found

Ai kaloi katër sezone në Torino, duke fituar shumë tituj të Serie A, dy Coppa Italia dhe duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015.

“Në Juventus. Isha shumë i ri kur shkova atje. E gjitha ka të bëjë me stërvitjen, taktikat dhe disiplinën. Sidomos disiplina”,  ka thënë fillimisht Pogba në një intervistë për L’Equipe, kur u pyet se ku mësoi më shumë gjatë karrierës së tij.

“Ju duhet të disiplinoheni sepse nga ana taktike, ata janë shumë të rreptë. Të gjithë me të vërtetë kanë nevojë të jenë së bashku”.

“Gjatë seancave të videove, ata ju thonë: ‘Shikoni, kur e bëni këtë lëvizje, ajo zhvendoset këtu, kur e bëni atë lëvizje tjetër, krijon një hapësirë ​​të tillë’. Ata ju mësojnë profesionin e futbollit”.

“Kam mësuar si të mbroj dhe si të sulmoj. Në Juve, unë mbërrita si një mesfushor qendror mbrojtës dhe ata më bënë të evoluoj si një mesfushor më sulmues”, përfundoi francezi.

Francezi u kthye në Old Trafford nga Torino në një marrëveshje prej 100 milionë eurosh në 2016, por tifozët Bianconeri kanë ëndërruar gjithmonë kthimin e tij.

Pogba ende ka një lidhje të veçantë me Bianconerët dhe është në kontakt me shumë nga ish-shokët e tij të skuadrës në Torino.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago