Real Madrid mohon të ketë bërë ndonjë ofertë për Paul Pogba.
Objektivi i vetëm i vërtetë për Los Blancos mbetet Aurelien Tchouameni. Këtë e ka konfirmuar gazeta spanjolle Marca.
“Asnjë ofertë nga Real Madridi për Pogban”
Si çdo verë, në pesë vitet e fundit, emri i francezit lakohet te Reali, por nga selia e klubit kampion të Spanjës dhe Europës, e mohojnë. Pogba i cili edhe mbi bazën e këtij mohimi duket gjithnjë e më afër rikthimit te Juventusi.
Pogba më afër Juventusit? “Real Madrid mendon vetëm për Tchouameni”
Pogba-Real Madrid nuk është gjë tjetër veçse spekulime në treg”, garanton Marca. Duke folur për Tchouameni (një oreks megjithatë edhe nga PSG), me fanellën e Monacos, në sezonin e fundit në Ligue 1, grumbulloi 46 paraqitje në të gjitha garat me 4 gola në rrjetë, 3 në Ligue 1 dhe një në Kupën e Francës dhe tre asistime të përgjithshme fituese. /albeu.com/
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…
Pas shumë spekulimesh, po përfliten emrat që mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania.…
Julian Shehun e pret një e ardhme e ndritur. Mesfushori i Kombëtares ka hyrë në skenën e merkatos së Panathinaikosit,…
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe u shënua në Tiranë përmes një ceremonie festive të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së…