sport

Pogba nuk do të luajë në Kupën e Botës, e konfirmon agjentja: Është e dhimbshme, por ai nuk do të shkojë në Katar

Paul Pogba nuk do të luajë në Kupën e Botës në Katar me Francën. Për shkak të dëmtimit, mesfushori i Juventusit nuk do të thirret nga trajneri Didier Deschamps, siç e ka konfirmuar agjentja e tij Rafaela Pimenta për disa media franceze si Le Parisien.

“Pas ekzaminimeve mjekësore të bëra nga dje dhe sot në Torino dhe Pittsburgh, është e dhimbshme të raportohet se Paul Pogba do të ketë ende nevojë për kohë për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Për këtë arsye, Paul nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me skuadrën e Juventusit përpara Kupës së Botës dhe as për Francën. Nëse dëshira e tij mund t’i ndryshonte gjërat, ai do të luante nesër. Por ajo që i ndryshon gjërat është vetëm puna e vështirë, qëndrueshmëria dhe disiplina, të cilat janë të vetmet gjëra që Pali mendon në këtë moment të vështirë. Paul do të vazhdojë të punojë duke dhënë gjithçka për t’u rikthyer në fushë për tifozët dhe për ekipin e tij sa më shpejt të jetë e mundur”. /G.D albeu.com/

Të lidhura

None found

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago