Situata e Paul Pogba te Manchester United mund të pësojë një kthesë radikale. E ardhmja e francezit dukej se po largohej gjithnjë e më shumë nga Old Trafford , pasi ai përfundon kontratën në qershor dhe kishte refuzuar ofertat e fundit për rinovim kur nuk arriti shumat e dëshiruara.
Por, siç raportohet nga gazeta britanike The Sun , “Djajtë e Kuq” mund të bëjnë një përpjekje të fundit për francezin: “Manchester United i ka ofruar Paul Pogba një kontratë të re me 500,000 paund në javë “.
Domethënë, Pogba mund të kalojë nga largimi me kosto zero nga Manchestari në më të paguarin e Premier League . Megjithatë, kjo media pohon se lojtari nuk ka vendosur ende nëse do të nënshkruajë një kontratë të re dhe Mino Raiola , agjenti i francezit, mund të negociojë me çdo klub një transferim të mundshëm në merkaton e verës, pasi ai ka hyrë në 6 muajt e fundit të marrëdhënies me të kuqtë. r.t/albeu.com
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në lidhje, mund të shfaqen disa keqkuptime të vogla, ndaj komunikimi…
Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i drejtuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe…
Sfida e Juventusit në Ligën e Kampionëve filloi me një barazim dramatik që pati shijen e një fitoreje. Në Allianz…
Gjatë 24 orëve të fundit, trupat nga Divizioni i 98-të kanë filluar operacione tokësore në qytetin qendror të Gazës. Trupat…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës diskutuan…
Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, mbush 30 vjeç më 29 shtator dhe ka zgjedhur ta festojë në mënyrën më luksoze…