Skuadra e Juventusit duhet t’i ofrojë mesfushorit Paul Pogba pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh për ta kthyer në Torino, ka shkruar të martën “Tuttomercatoweb”.
Bëhet e ditur se Pogba është i gatshëm t’i bashkohet Juventusit në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me Manchester Unitedin.
Mesfushori francez nuk po dëshiron ta rinovojë kontratën me ekipin anglez dhe Juventusi ka mundësinë ta transferojë si lojtarë të lirë në verë nëse ia plotëson kushtet atij.
Pogba asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer te Juventusi, ekip për të cilin luajti katër sezone dhe fitoi katër tituj kampioni në Serie A. Ai në vitin 2016 iu bashkua Unitedit për 105 milionë euro dhe këtë sezon ka shtatë asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat.
Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…
Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…
Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…
Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…