Chelsea e mbylli në barazim 1-1 takimin shtëpiak ndaj Brighton, duke regjistruar këtë rezultat për të dytën sfidë radhazi në “Stamford Bridge”. Ekipi i Thomas Tuchel u befasua nga një gol i Danny Welbeck në minutat shtesë të ndeshjes.
Trajneri gjerman nuk e fshehu zhgënjimin e tij për humbjen e dy pikëve, teksa pati ankesa edhe për gjykimin në deklaratën rreth ndeshjes. Chelsea renditet në vend të dytë në kampionat, City është 8 pikë larg, ndërsa rivali i radhës është Liverpool.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?
“Jam shumë i mërzitur për rezultatin. Dhamë gjithçka në fushë, krijuam raste të pastra për të mbyllur një ndeshje që ishte shumë intensive.
Edhe për shkak të dy dëmtimeve që pësuam në pjesën e parë, në fund ne ishim shumë të lodhur. Mos të harrojmë edhe gabimin e arbitrit.
Ishte një rast kur mund të kishim shënuar golin e dytë, por nuk u kërkua ndihma e VAR-it”, deklaroi Tuchel, i cili komentoi edhe golin e ekipit mik.
“Nuk jam dakord që Rudiger dhe Chalobah i lejuan shumë hapësira. Më shumë se për ndeshjen me Liverpool, ne duhet të mendojmë për rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar ose të infektuar me koronavirus”. /albeu.com
Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…
Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…
Izraeli tha të hënën se po kërkonte tërheqjen e një raporti mbi të cilin OKB-ja u mbështet për të shpallur…
Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë…
Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së…
Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeverisë…