“Çfarë më mësoi Mourinho në këta tre muajt e parë? Të jem një përbindësh. Një nga gjërat që më tha është se isha shumë i mirë si futbollist dhe se duhet të tregosh agresion kur të bëhesh një sulmues i rritur”.
Kështu i përmblodhi Tammy Abraham për The Telegraph muajt e tij të parë në kryeqytet, raporton albeu.com.
“Është gjithmonë e vështirë, të lëvizësh dhe të përshtatesh në një vend të ri dhe një kulturë të re. Mendova se sa më shpejt do të përshtatesha dhe aq më shpejt do të mësoja stile të ndryshme futbolli, shtoi anglezi.
Edhe Abrahami komentoi për vështirësinë e kampionatit italian:
“Nuk e prisja të ishte kaq e vështirë. Lojtarët janë shumë inteligjentë dhe mbrojtja është shumë e rëndësishme për mënyrën se si ata luajnë në Itali. Në Angli jemi mësuar të sulmojmë, të sulmojmë, të sulmojmë dhe duhet të mësoj nga ana tjetër, si të thyej mbrojtjen e kundërshtarit”. /albeu.com/
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…
Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter thuhet se është përpjekur ta sjellë në vete Presidentin e SHBA-së Donald Trump në mosmarrëveshjen për…
Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur…
Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Greqi ku një traget është përmbysur 10 minuta pas nisjes…
Ekipi më i lartë i diskutuarit e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu do të bëjë mbi vendimin për pushtimin e Gazës…
Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier. Sipas informacioneve, në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin…