Sulmuesi i Bolognas, Joshua Zirkzee mbetet një synim për Milanin, Juventusin dhe Manchester Unitedin, por së fundmi, Napoli thuhet se po e kryeson garën.
Zirkzee po impresionon këtë sezon me nëntë gola dhe gjashtë asistime në 24 ndeshje për Bologna në Serie A dhe Kupën e Italisë.
Çmimi për Zirkzeen do të jetë të paktën 50 milionë euro, ndërsa kjo shumë veçse do të rritet me çdo paraqitje të mirë në Serie A.
Manchester United është në garë, me Milanin dhe Juventusin që po mundohen ta mbajnë në Itali, por një tjetër skuadër nga Serie A tani i ka hyrë garës.
Sipas “La Repubblica”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis veçse është takuar me shefat e Bolognas për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme.
Sigurisht, Napoli do të kishte fonde të mjaftueshme për ta finalizuar këtë transferim, veçanërisht nëse Victor Osimhen shitet për më shumë se 130 milionë euro gjatë verës, me Chelsean, Arsenalin dhe Paris Saint-Germain të interesuara seriozisht në yllin nigerian. /abcnews.al
Babai dhe vëllai i Jurgen Karajt, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e prroit të fshatit Dares, i…
Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lekë dhe do shitet me…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e shtunë do të ketë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…
DASHI Pas javësh pritjeje ose pengesash të vogla, dëshira për të ndërmarrë veprime dhe për të vërtetuar vlerën tuaj kthehet.…