sport

Po shkëlqen këtë sezon në La Liga, ylli i Villarrealit i vetëofrohet Barcelonës

Mesfushori i Villarrealit, Alejandro Baena, është një ndër lojtarët më të spikatur në La Liga këtë sezon.

Sezonin e kaluar, ai ishte një ndër lojtarët më të përfolur në shtypin spanjoll, kjo për shkak të një incidenti që kishte ndodhur mes tij dhe yllit të Real Madridit, Federicio Valverde.

Kishte dyshime se Valverde e kishte goditur atë me grusht në parking pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Villarrealit, ndërsa uruguaiani kishte pretenduar se Baena ka ofenduar fëmijën e tij të palindur.

“Nuk kam folur më me Valverden. Nuk dëshiroj të them asgjë”, ka thënë Baena kur është pyetur për incidentin.

Ai gjithashtu ka treguar se sa shumë do të dëshironte që të luante një ditë për Barcelonën.

“Kush nuk do ta pëlqente? Të luajë për Barcelonën është një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Është njëri ndër klubet më të mëdha në botë. Çdo lojtar në botë do të donte të luante për Barcelonën, por unë jam tek klubi i jetës sime dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Baena.

Baena gjithashtu i tregoi Barcelonës se çfarë duhet të bëjnë ata nëse duan të sigurojnë shërbimet e tij.

“Unë kam një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. Mendoj se duhet të flasim me Fernandon (presidentin e Villarrealit) për këtë çështje, por unë mendoj se ata duhet të paguajnë 60 milionë, nëse duan që unë të largohem”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

të fundit

Zelensky: Droni rus depërtoi 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune, qëndroi për 50 minuta

Një dron rus ka depërtuar 10 km në territorin rumun dhe ka vepruar në hapësirën e tij ajrore për rreth…

3 minutes ago

Mësuesia dhe gazetaria në rënie/ Çfarë po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri?

Gjatë dekadës së fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë drastike. Shkencat humane, artet, degët…

6 minutes ago

Bazeli “flet shqip”/ Xherdan Shaqiri dhe Albion Ajeti i dhurojnë fitoren e katërt në kampionat (VIDEO)

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore ndaj Thun me rezultatin 1 me 3 në ndeshjen e vlefshme për javën e…

14 minutes ago

Mbledhja e Komitetit të UEFA-s në Tiranë, Ceferin letër Dukës, vlerëson organizimin dhe mikpritjen nga FSHF

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i ka dërguar një letër falenderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas…

31 minutes ago

Ushtria izraelite vret futbollistin e vogël palestinez dhe 14 anëtarë të familjes së tij në një sulm në Gaza

“Ushtria izraelite ka vrarë fëmijën Mohammed Ramez Al-Sultan, lojtar i Al-Hilal Sports Club, së bashku me 14 anëtarë të familjes…

1 hour ago

Parashikimi i motit 14 Shtator 2025, si priten të variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë deri në mesditë, pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, ku më të…

1 hour ago