Shqipëria e kaloi me sukses testin e parë para fillimit të Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ duke mposhtur me rezultat bindës 3-0 Lihtenshtajnin në miqësoren e luajtur në Hungari.
Pas ndeshjes, mesfushori Kristjan Asllani u pyet për ndeshjen me Italinë në Evropian, sezonin me Interin dhe pozicionin që ka fituar në formacionin e Sylvinhos.
“Po të më bëjnë pyetje nga stafi apo futbollistë për Italinë, sigurisht do të përgjigjem. Të gjithë e njohim Italinë, ka lojtarë shumë të fortë”.
“Po përgatitemi për atë ndeshje dhe shpresojmë të bëjmë sa më mirë. Shpresojmë të shkojmë në formën më të mirë, dhe po pati nevojë skuadra për ndonjë pasim të gjatë, shpresoj të jap asistim”, ka thënë Asllani fillimisht.
Seriozitet ndaj Liechtensteinit: “Po, normale, Evropiani nuk vjen çdo vit. Kemi ardhur me shumë dëshirë deri këtu, ndeshjen e morëm seriozisht dhe shpresojmë të arrijmë në formën më të mirë përballë Italisë”.
Interi dhe Shqipëria: “Jam 22 vjeç dhe sa herë me jepet shansi, dua të jap diçka. Tek Interi kam pasur disa mundësi dhe mendoj se kam bërë mirë. Falënderoj Sylvinhon që më ka dhënë mundësi. Unë dua të jap më të mirën në fushën, të shohim”.
“Këtë vit erdhi edhe goli i parë me Interit. Jam përfshirë shumë më grupin dhe jam bërë shok me të gjithë lojtarët. Kjo është shumë e rëndësishme”.
Zielinski tek Interi: “Po e presim Zielinskin, është shumë i fortë, teknik, po e presim në ekipin tonë”, përfundoi Asllani.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës nëse Rusia trajtohet me…
Vendimi për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas ka njohur Kosovën si shtet…
Kryetari i Bashkisë Shkodrës, Benet Beci, u paraqit pasditen e së premtes (19 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi…
Mbledhja e Këshillit të Mandateve e mbajtur për të diskutuar heqjen e imunitetit të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, u…
Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij…