sport

Po mahnit një trajner si Jurgen Klopp, Liverpool pas “yllit” danez

“Të Kuqtë” e Liverpool e fuqizuan jo pak repartin e mesfushës gjatë merkatos së verës, teksa arritën të transferonin lojtarë me goxha potencial, si Dominik Szoboszlai, Alexis Mac Allister, Endo e Ryan Gravenberch, lojtarë këta që menjëherë kanë bërë ndryshimin në organizimin e lojës së 5 herë fituesve të Champions League.

Mirëpo, duket se për teknikun Jurgen Klopp këta lojtarë nuk mjaftojnë dhe tanimë kërkohet një tjetër mesfushës dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike lojtari është gjetur dhe vjen nga një ekip i Serie A.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin e Genoa, Morten Frendrup, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e tekniku Alberto Gilardino, ku në 12 javët e para e ka nisur çdo sfidë si titullar i padiskutueshëm, teksa pëgjatë këtyre sfidave ka arritur të ndihmojë edhe shokët e tij të skuadrës, me 3 asistime.

Përsa i përket kartonit, Frendrup u transferua te Genoa, në janarin e vitit 2022, me italianët që derdhën në arkat e danezëve të Brondby vetëm 3.7 milionë euro dhe tanimë kanë shansin të përfitojnë disa miliona ekstra nga shitja e 22-vjeçarit, me “Të Kuqtë” që janë të gatshëm të ofrojnë 8-10 milionë euro për mesfushorin e qendrës. /abcnews.al

të fundit

Atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha/ Vrasësi me pagesë Henrik Hoxha zbardh skemën: Shënjestër ishte i biri, por nuk e gjenim! Dhëndri kishte vënë disa prona në emër të tyre, por ata…

Vrasësi me pagesë Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish në Gjykatën e…

11 seconds ago

Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant, dy të vdekur në Tiranë

Dy persona kanë ndërruar jetë në Tiranë, njëri ka pësuar arrest kardiak ndërsa një grua është mbytur teksa drekonte në…

7 minutes ago

Blerina shfaqet e përlotur teksa dëgjon këngën e re të Gjestit

Një video e publikuar në TikTok po emocionon mijëra ndjekës, ku shfaqet Blerina, motra e Gjestit, duke përjetuar momente të…

16 minutes ago

Një vit nga arrestimi i Veliajt, avokatët mbrojtës: Kryebashkiakut po i mohohet procesi i rregullt ligjor, po përballet me persekutim politik

Sot shënohet një vit nga vendosja në paraburgim e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme…

32 minutes ago

E bujshme nga Italia/ E thotë trajneri i tij, Dushan Vlahoviç do të shkojë te Barcelona

Trajneri i fitnesit i ekipit kombëtar serb, Dushan Iliç, foli për të ardhmen e Dushan Vlahoviç. Ai deklaroi se sulmuesi…

43 minutes ago

Të mërkurën seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Të mërkurën, më 11 shkurt në ora 12:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëjnë të…

51 minutes ago