Categories: sport

Po jep maksimumin te Fiorentina, Vlahoviç në “radarët” e Man. United dhe Liverpool

Me 17 gola në 32 ndeshje kampionati, sulmuesi serb Dusan Vlahovic ka përfunduar në qendër të vëmendjes së klubeve më të mëdha italiane e europiane, ndërsa drejtuesit e Fiorentinës “fërkojnë duart” pasi shpresojnë të arkëtojnë të paktën 60 milionë euro nga kartoni i tij.

Sipas mediave britanike, Manchester United dhe Liverpool kanë bërë hapa konkretë në negociatat me sulmuesin 21-vjeçar serb që luan sezonin e tij të tretë në Serinë A dhe ka shpërthyer me gola pikërisht gjatë muajve të parë të 2021-shit.

Të lidhura

None found

“Djajtë e kuq” janë prej kohësh në kërkim të një qendërsulmuesi me peshë, i aftë të udhëheqë repartin dhe të shënojë gola, por komplikimi i garës për norvegjezin Haaland, ka bërë që të kthejnë vëmendjen nga Vlahovic.

Nga ana tjetër edhe Klopp kërkon një lojtar me tipare të ngjashme me të serbit, pasi Firmino po vuan nga probleme fizike të shpeshta, ndërsa Diogo Jota është më shumë një sulmues i dytë dhe nuk luan dot me shpinë nga porta.

Aktualisht të dy klubet kanë nisur kontaktet si me menaxherët e Dusan Vlahovic, ashtu edhe me drejtuesit e Fiorentinës, ndërsa presidenti Rocco Commisso ka zbuluar do të heqë dorë nga sulmuesi serb vetëm në këmbim të 60 milionë eurove.

të fundit

Kyle Walker: Trofetë e fituar me Manchester Cityn nuk mund të na merren

Ish-kapiteni i Manchester Cityt, Kyle Walker, ka deklaruar se arritjet e lojtarëve të klubit nuk mund të fshihen, pavarësisht rezultatit…

2 minutes ago

Poloni, sulm me thikë në një shkollë: 7 të plagosur, mes tyre një mësues

Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë në Poloni, ku shtatë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej…

8 minutes ago

Qeveria miraton 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për konsumatorët e cenueshëm

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të…

14 minutes ago

VIDEO/ Partizani ndez atmosferën para derbit me Tiranën: Jemi gati

Partizani - TiranaNë një video të fundit në rrjetet sociale, klubi i Partizanit i është adresuar derbit të kryeqytetit, ndeshje…

14 minutes ago

MASH hap nëntë konkurse për bursat e nxënësve të shkollave të mesme për vitin 2026/2027

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur nëntë konkurse për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për…

23 minutes ago

Mickoski i përgjigjet Jotovës: Disa vende të BE-së kanë harruar vlerat e unionit

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj…

24 minutes ago