Categories: showbizsport

Po festonin fejesën në Greqi: E fejuara e re e yllit të Man City përfshihet në një përleshje me modelen e Instagramit (FOTO+VIDEO)

Një modele e Instagramit, Jhilleaf, ka pohuar se është përfshirë në një përleshje me futbollistin e Manchester Cityt, Ryad Mahrez dhe të fejuarën e tij të re, Taylor Ward, teksa ata po festonin fejesën e tyre në ishullin grek të Mykonos.

Jhilleaf ka thënë se ishin shoqëruesit e 23-vjeçares Ward ata që e nxitën rrëmujën, por kjo u mohua nga kjo e fundit, shkruan DailyMail – transmeton në shqip Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

Të lidhura

None found

Ward ka deklaruar se ishin grupi i Jhilleaf ata të cilët provokuan çiftin duke i sulmuar dhe duke i filmuar ata.

Në një video të shpërndarë në rrjet, Taylor Ward u bën thirrje grupit të Jhilleaf që t’i ndalnin xhirimet.

Në videon e cila është bërë nga një prej shoqëruesve të modeles, shihet Taylor teksa vraponte drejt grupit në një rrugicë në ishullin Mykonos të mërkurën, duke bërë kështu përpjekje që t’i ndalonte ata të filmonin atë dhe futbollistin.

Taylor pretendon se modela ua kishte ndërprerë festën dhe u përpoq që t’i filmonte ata, pak para se një nga anëtarët e familjës së Taylor të grushtohej.

Ndërkohë, Jhilleaf pohon se ajo ishte duke pritur që të takohej me miqtë e saj, kur grupi i Taylor filloi t’i bërtiste duke shkaktuar kështu një përleshje fizike ku ajo u grushtua në sy.
Ward mohoi pretendimet e modeles në storyt e saj në Instagram, duke shpërndarë një video të një gruaje duke hedhur sende në një vend largimi dhe duke shkruar një mesazh në të cilin akuzoi dikë në grupin e modelit për fillimin e përleshjes.

Ajo shtoi: ‘Unë kurrë në jetën time nuk kam sulmuar një person tjetër dhe kushdo që e di këtë mund të garantojë për këtë.’

Në një imazh tjetër, zonja Ward tregon një grua tjetër duke mbajtur një telefon lart, me një shigjetë që i drejtohet asaj me tekstin ‘vajza që na filmon’.

Taylor dhe Mahrez bënë publike fejesën të hënën, pasi atleti algjerian i propozoi asaj me një unazë që besohet se kushtoi 400 mijë euro.

të fundit

Dinamo rindërtohet gjatë verës, afrimet dhe largimet që kanë formësuar ekipin e Dajës

Ilir Daja - Adrian BardhiNdonëse ka pasur “dalje me peshë” nga Dinamo në këtë merkato vere, klubi ka ditur të…

6 hours ago

Real Madridi shqyrton tre yje të mesfushës pas dështimit me Rodrin

Pas dështimit për të afruar Rodrin në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi ka kthyer vëmendjen te disa alternativa të tjera për…

6 hours ago

Kurti Rejects LDK’s Demands: No Agreement Can Override the Will of the People

Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të shtunën paradite, pavarësisht se afati 30-ditor i…

6 hours ago

Krasniqi Attacks Opposition: “Radoičić’s Friends” Came to Their Aid

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ka adresuar kritika dhe akuza ndaj opozitës përmes dy postimeve të ndara…

6 hours ago

Tonight’s Session in Doubt, Opposition Says Plenary Hall Is Locked

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri në një konferencë për media, tha se dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës…

6 hours ago

Horoskopi 8 Gusht 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë?

Dashi Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga te gjithë planetët gjate kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë…

6 hours ago