Portieri I Partizanit, Alban Hoxha, është partneri i këngëtares shumë të dashur për publikun shqiptarë, Çiljetës.
Por ai mund të mos jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm. Kapiteni i 16 herë kampionëve të Shqipërisë, ka gjasa që ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
None found
Oferta për 33-vjeçarin, ka ardhur disa javë më parë dhe negociatat kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit, por portieri është përpjekur të mbajë gjithçka të fshehtë me qëllim që të mos trazojë ujërat në kampin e kuq, por edhe në botën e shoëbizit, ku pyetjet që ngrihen janë nëse do ta marrë me vete dhe partneren e tij, Çiljetën.
Burime pranë çiftit kanë treguar se në fillim mund të shkojë i vetëm dhe me stabilizimin atje, mund t’i bashkohet dhe Çiljeta, ndërkohë që nuk dihet nëse do t’i marrin me vete dy djemtë.
Deri tani është mësuar se edhe drejtuesit e klubit të kuq janë vënë në dijeni nga vetë futbollisti. Skuadra ende nuk dihet, sepse portieri ka vepruar në mënyrë diskrete gjatë kësaj kohe dhe nuk ka dashur të bëhet publike. Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, është drejt largimit, dhe ekipin që ka shfaqur interes konkret për portierin e “demave” dhe është Al Faisali Harmah
Gjithashtu, Hoxha ka edhe një ofertë tjetër, po nga Arabia Saudite, prandaj dhe Tramexani u ka bërë “presion” drejtuesve të klubit të tij që ta finalizojnë marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur. Alban Hoxha duket se ka një jetë të tërë te Partizani. Gardiani 33-vjeçar u transferua te “demat e kuq” në verën e vitit 2013 nga ekipi i Besës./Panoramasport.
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…