Egnatia është skuadra lider në “Abissnet Superiore”, me rrogozhinasit që kryesojnë me 10 pikë më shumë ndaj vendit të dytë që mbahet nga Partizani. Skuadra e Edlir Tetovës ia ka dalë të sigurojë fitore të rëndësishme në kampionat për të “blinduar” kështu kreun e klasifikimit.
Janë plot 3 fitore rresht të “korrura” nga Egnatia, teksa kanë triumfuar ndaj Skënderbeut, Kukësit dhe Erzenit. Paraqitjet e skuadrës kanë bërë që presidenti i klubit të mos përmbahet. Agim Demrozi sipas shtypit të shkruar ka shpërndarë një premio të madhe për ekipin.
20 mijë euro është shumë e shpërndarë nga kreu i klubit, i cili ka vendosur të shpërblejë skuadrën për paraqitjet e bëra. Ndërkohë Edlir tetova ditën e djeshme ka lënë pushim skuadrën, teksa ditën e sotme do të rikthehen në stërvitje për duelin me Partizanit. Kjo përballje do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 17:00 ditën e shtunë dhe është e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.
Proshuta dhe mishrat e tjerë të përpunuar vijojnë të jenë pjesë e përditshme e tryezës së shumë familjeve, por sipas…
Një video është publikuar në Instagram-in e Stelinës, ku shihet Keijsi i cili shan me fjalë ofenduese banoren. Keijsi: Bravo…
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj largimit të kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit, pa votuar…
Aktorja dhe prezantuesja Jonida Vokshi është nënë e dy fëmijëve dhe vazhdon të jetë aktive në karrierën e saj televizive.…
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur këtë të martë të lërë në fuqi dënimin ndaj Dritan Lleshit, i shpallur…
Këtë të enjte, Kuvendi ka ratifikuar projektligjin e qeverisë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Bordin e Paqes”, nismë e presidentit…