Një lapsus i gazetares së “Rai Sport”, Donatela Skarnati, krijoi një situatë komike në konferencën për shtyp të mesfushorit Nicolo Barella, teksa videoja është bërë virale në internet.
Gazetarja italiane, për një çast harroi që Barella kishte lindur në vitin 1997, teksa e pyeti për emocionet e netëve magjike të Botërorit të zhvilluar në vitin 1990
“Na trego pak emocionet e netëve magjike të Botërorit 90, kur ishe 7 vjeç”, ishte pyetja e Donatelës drejtuar mesfushorit.
“Në fakt isha minus 7 vjeç, kam lindur në vitin 1997”, u përgjigj Barella, ndërkohë që nuk mungojnë as të qeshurat në sallë.
Menjëherë pas këtij lapsusi që bëri xhiron e internetit, gazetarja e Rai-it, kërkoi falje, teksa nëpërmjet një postimi në “Twitter” shkroi: “Kërkoj falje, kam gabuar. Krijova shumë konfuzion. Barella ka lindur në vitin 1997 dhe i thashë në 1990 ke qenë 7 vjeç.
Një lapsus i imi. Më vjen keq dhe ju kërkoj falje njerëzve që më kanë dëgjuar”, shkruan Donatela.
Këtë të shtunë, Rama e ka quajtur Inteligjencën Artificiale si bekim të vendeve në zhvillim, dhe Diella do të…
Nejmar po përjeton një makth të vërtetë, sa u përket dëmtimeve. Diten e djeshme, klubi i Santos raportoi se sulmuesi…
Personi që shihni në foto, është 35-vjeçari Flobert Ajazi, pronar i një biznesmi makinash, i cili humbi jetën në aksidentin…
Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak…
Ditën e sotme, ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmendi përmbylljen me sukses të punës për Kodin e ri…
Nga Simon Lopez Ortega – Caras&Caretas Një nga klanet shqiptare më me ndikim në trafikun në shkallë të gjerë të…