Pjesëmarrja e Lionel Mesit në Kupën e Botës 2026, është ende e pasigurt. Në një intervistë me transmetuesin amerikan NBC, fituesi tetë herë i “Topit të Artë”, rrëfeu dëshirën e tij për të luajtur për Argjentinën në Kupën e Botës të ardhshme, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
Megjithatë, 38-vjeçari preferon të mos nxitojë para se të marrë një vendim përfundimtar.
None found
“Të jem në Kupën e Botës do të ishte e jashtëzakonshme. Do të doja të isha në formë të mirë dhe të isha në gjendje të jepja një kontribut të rëndësishëm për ekipin tim kombëtar nëse jam atje. Por dua të shoh se si do të jem fizikisht dhe mendërisht më vonë”.
Mesi, i cili sapo rinovoi kontratën e tij me Inter Majemin deri në vitin 2028, tha se do ta vlerësojë gjendjen e tij ditë pas dite në fillim të sezonit të ardhshëm.
“Kur të filloj stërvitjen me klubin, do të shoh nëse mund të jem ende i dobishëm për ekipin dhe kombëtaren argjentinase. Nëse jam 100% gati, atëherë do të vendos”.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2022 në Katar, “Pleshti” mban rekordin për më shumë paraqitje (195) dhe gola (114) për Albiceleste.
Ylli i lindur në Rosario nuk e fsheh dëshirën e tij për të përjetuar një tjetër aventurë në Kupën e Botës: “Mbrojtja e titullit në fushë do të ishte madhështore. Të luash për Argjentinën është gjithmonë një ëndërr, veçanërisht në një garë zyrtare”, përfundoi ai.
Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…
Paul Scholes beson se Bruno Fernandesit nuk mund t’i besohet më si kapiten i Manchester United dhe sugjeron që ai…
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, përballet me pesë akuza penale që përfshijnë 15 episode të dyshuara. Sipas njoftimit të SPAK-ut të 20…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari.…
Qeveria e Kosovës ka miratuar katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, tri me Mbretërinë e Suedisë dhe një me Mbretërinë…
Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…