Categories: sport

Pirlo i ashpër me Italinë: Tri Botërorë të humbur janë një katastrofë, dhe e kemi merituar

Andrea Pirlo ka shprehur kritika të forta për situatën ku ndodhet futbolli italian, duke e përkufizuar si “një katastrofë” faktin që Italia ka dështuar të kualifikohet në tri Kupa të Botës njëra pas tjetrës.

Të lidhura

None found

Ish-ylli i Milanit dhe Juventusit, që aktualisht punon si trajner në Emiratet e Bashkuara Arabe, dha një intervistë për Daily Mail, me deklaratat e tij që u publikuan edhe nga Tuttosport.

“Fatkeqësisht, është një periudhë shumë e vështirë për të kaltërit. Kemi humbur tri Kupa të Botës radhazi. Është një katastrofë e vërtetë”.

“Nuk është e lehtë për ne, por kjo është ajo që meritojmë, duke parë se çfarë jemi bërë. Mendoj se duhet të përgatitemi për të ardhmen, të përgatitemi për t’u kualifikuar në Euro 2028 dhe më pas, shpresojmë, në Kupën e ardhshme të Botës”.

Kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 u ndal edhe te mundësia që një ditë të marrë drejtimin e Milanit, skuadrës me të cilën fitoi pothuajse gjithçka gjatë karrierës si lojtar.

“Unë trajner i Milanit? Mendoj se ata kanë objektiva të tjera tani. Duhet të nisin gjithçka nga e para, sepse nuk mund të mos luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Duhet të mendojnë seriozisht se si ta rinovojnë skuadrën dhe të nisin një cikël të ri, të fillojnë gjithçka nga e para”.

I pyetur për favoritët e Kupës së Botës 2026, Pirlo përmendi tre përfaqësuese si pretendentet kryesore.

“Mendoj se Franca, Spanja dhe Portugalia janë favoritët kryesorë. Më pas mund të ketë surpriza, por besoj se Franca i ka shanset më të mëdha. Megjithatë, futbolli është një sport i çuditshëm, kështu që nuk i dihet kurrë”.

Në fund, Pirlo nuk pranoi të vendoste mes Alessandro Del Piero dhe Francesco Tottit, dy emrave më ikonë të futbollit italian.

“Janë dy futbollistë vërtet të mëdhenj. Nuk dua të zgjedh. I zgjedh të dy. Të dy janë fantastikë”, përfundoi Pirlo./

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago